Articles Journals Publishers Subjects

450 results

Page 18 / 38
OA Optime SQ

Përshtatja e bllokut të ushqimit të kompjuterit në pajisje laboratorike

Fatmir Basholli, Jozef Kola
Idea për përdorimin e blloqeve të ushqimit të kompjuterit ose siç njihen ndryshe PC Power Supply, në blloqe ushqimi laboratorikë lindi si nevojë e pasurimit të bazës didaktike e mësimore me synim krijimin e klasave - kabinet për çdo grup mësimor e çdo grup lëndësh të degëve inxhinierike dhe zgjerimi…
OA Optime SQ

Impakti u Covid-19 tek studentët

Brunilda Laboviti, Greta Katreli, Shpresa Jaku, Pashako Xhafa
Covid-19 ishte sfida më e madhe që përjetuan njerëzit. Masat parandaluese që qeveritë ndërmorën ndryshuan jetën e përditshme të njerëzve. Studentët ishin kategoria që u përball me ndryshimet e këtyre masave. Prandaj ky punim ka si qëllim të rishikojë dhe të shqyrtojë efektet që Covid-19 dha tek stud…
OA Optime SQ

Lembot muskulomukozale bukale në defektet e qiellzës

Jakup Vrioni, Renato Isufi
Lembot muskulomukozale buccinatore janë lembo të modelit aksial që janë të përshtatshëm për rindërtimin e defekteve të indeve të buta orale me madhësi mesatare; janë të pasura me furnizim me gjak, kanë trashësi të përshtatshme dhe lidhje të konsiderueshme mukoze. Ky prezantim përshkruan anatominë, t…
OA Optime SQ

Zgjerimi i maksilёs me minivida palatinale

Sidrit Beqiraj, Giovanni Gravina, Fabio Annarumma, Isida Marko
Në moshat e reja deri në adoleshencë për të korrigjuar problemet transversale të maksilës në përgjithësi përdorim si ankorim dhëmbët e pacientit. Në shumicën e rasteve aparatet që përdorim në këtë mënyrë janë shumë efektive. Në moshat pas adoleshencës dhë në të rritur, që të arrihen rezultate të mir…
OA Optime SQ

Masat e sigurimit për të mitur

Mirela Fana
Caktimi i masave të sigurimit është një moment shumë i rëndësishëm për fatet e procesit penal e veçanërisht për të miturit që kanë kryer vepra penale e ndaj të cilëve do të merren ato. Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur ka sjellë përparësi në krahasim me Kodin e Procedurës Penale ekzistuese duke …
OA Optime SQ

Të dhëna të karakteristikave palinomorfologjike të bimës plantago arenaria krahasuar me 2 lloje të tjera të gjinisë plantago të Shqipërisë

Blerina Pupuleku, Gëzim Kapidani, Klea Trokoliçi, Anjeza Qahja
Në këtë studim, u përshkruan karakteristikat palinomorfologjike të bimës Plantago arenaria dhe u krahasuan ato me karakteristikat palinologjike të dy llojeve të tjera të gjinisë Plantago: major dhe lanceolata, referuar burimeve të literaturës palinologjike shqiptare. Kokrrat e pjalmit të tre specie…
OA Optime SQ

Agenezia dentare a shoqëruar me impaktim dentar (Case report)

Ersela Alikaj
Agenezia dentare është një anomali e numrit te dhëmbëve, që mund të prekë një ose disa dhëmbë. Klinikisht paraqitet me mungesë të një ose disa dhëmbëve, folikujt e të cilëve për shkaqe të ndryshmë, nuk janë formuar. Kjo anomoli shoqërohet pothuajse gjithmonë me malokluzion të tipeve të ndryshme , çr…
OA Optime SQ

Acidi abscisik molekula dhe hormoni më i ri në parandalimin e diabetit melitus.

Patricia Daliu, Elisabetta Schiano, Giuseppe Anunzziata
Sindroma metabolike ku përfshin një rreth vicioz midis diabetit, hipekolesterolemisë dhe hipertensionit është shndërruar në një problem global e cila po prek shumicën e popullatës. Sfidat e fundit të industrisë farmaceutike po orientohen drejt gjetjes së molekulave të reja kosto efektive dhe pa efek…
OA Optime SQ

Digjitalizimi i sektorit bankar, ndikimi në performancë e marrëdhëniet bankë-klient

Klodia Kola
Turbulencat teknologjike shpërthyese të dekadës së fundit kanë sjellë aktorë të rinj në tregun e financave, tradicionalisht të rezervuar ndaj bankave tregtare. Të quajtur “Fintech” dhe “BigTech”, këta aktorë të rinj janë të përqendruar kryesisht në sektorin e pagesave, por jo vetëm. Me ofrimin e shë…
OA Optime SQ

Ndërhyrje parandaluese lidhur me përdorimin dhe abuzimin me substanca në adoleshencë

Jonida Haxhiu, Elisabeta Kafia
Shumë sjellje jo të shëndetshme shpesh fillojnë gjatë adoleshencës dhe përfaqësojnë sfida të mëdha të shëndetit publik. Abuzimi i substancave ka një ndikim të madh te individët, familjet dhe komunitetet, pasi efektet e tij janë kumulative, duke kontribuar në probleme të kushtueshme të shëndetit soci…
OA Optime SQ

Prevalenca e problematikave të shëndetit oral në fëmijë të grupmoshave 12-15 vjeç në disa shkolla të Tiranës

Enxhi Subashi
Studimi përfshiu 322 nxënës të disa shkollave 9 vjecare,të moshave 12-15 vjeç nga zonat urbane dhe rurale, të Tiranës. Pyetësori përfshinte të dhëna demografike, gjininë, patologjite e dhëmbëve, higjienën orale, dietën, pastrimin e dhëmbëve me pe dhe zakonet e përditshme të pastrimit të dhëmbëve. Re…