Artikujt Revista Botuesit Lëndët

218 rezultate

Faqja 7 / 19

Identifikimi i nevojave për zhvillim profesional të edukatoreve në Kosovë

Mevlude Gashi
Edukatoret, të cilat realizojnë veprimtarinë edukative me fëmijët e grupmoshave nga 0-6 vjeç, shpesh gjatë punës së tyre ballafaqohen me sfida dhe pengesa të ndryshme. Përgatitja e tyre profesionale ka të bëjë më shumë me anën teorike të punës me fëmijë, e më pak me anën prakt…

Edukimi parashkollor në Kosovë – arritjet dhe sfidat

Mevlude Gashi, Zehrie Plakolli, Bekim Morina, Sahare Reçica
Në edukimin parashkollor, vitet e fundit, janë bërë reforma të shumta, të cilat paraqitën nevojën të realizohet një hulumtim që pasqyron gjendjen aktuale. Hulumtimi kishte për qëllim të mbledhë të dhëna për arritjet e deritashme në edukimin parashkollor/parafillor, 0-6 vjeç, dhe…

Zbatimi i normës së shkruar në esetë e nxënësve të klasave të pesta në rajonin e Prishtinës

Bekim Morina
Shkolla luan rol të pazëvendësueshëm në zbatimin e normës së shkruar. Një nga mënyrat për ta vlerësuar nivelin e zbatimit të normës së shqipes së shkruar standarde në shkolla janë punët me shkrim (esetë), prandaj në fokus të hulumtimit ishin esetë e nxënësve të klasave të p…

Përdorimi i gjuhës standarde nga mësimdhënësit gjatë realizimit të e-mësimit

Bekim Morina
Standardi është varianti i gjuhës që përdoret në rrafshin kombëtar në domenet publike, si në shkolla, në institucionet shtetërore, në gazeta, në televizione etj., prandaj është trajtuar përdorimi i gjuhës standarde nga mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta ne…

Vlerësimi ndërkombëtar i kompetencave të të rriturve për shkrim-lexim përmes piaac dhe përvojat në Kosovë

Haxhere Zylfiu
Vlerësimet për nivelin e kompetencave të të rriturve për shkrim-lexim, të realizuar në dy dekadat e fundit në Kosovë, vazhdojnë të mbesin të pakta dhe hipotetike. Vlerësimet e deritanishme i referohen analfabetizmit klasik në kuptimin e ngushtë të fjalës, pra paaftësisë për të s…

Qëndrimet e mësimdhënësve për lidhjen e teorisë me praktikën në shkollat profesionale

Agim Bujari
Lidhja e teorisë me praktikën është shumë e rëndësishme për nxënien e njohurive dhe aftësimin për punë praktike të nxënësve, në veçanti të atyre që ndjekin shkollimin në shkolla profesionale. Kur bëhet lidhja e mirë e teorisë me praktikën, nxënësit përgatiten më mirë pë…

Perceptimet e mësimdhënësve ndaj procesit të vlerësimit të performancës

Ismet Potera, Selim Mehmeti
Vlerësimi i performancës së mësimdhënësve është një proces i rëndësishëm dhe i ndjeshëm. Mësimdhënësit dhe inspektorët shfaqin perceptimet e tyre për procesin e vlerësimit nga këndvështrime të ndryshme. Këto perceptime janë objekti i këtij hulumtimi. Qëllimi i hulumtimit ë…

Format e komunikimit mësimdhënës-prind në shkollën e mesme të ulët në Kosovë

Safete Shala
Qëllimi i hulumtimit është të analizojë format e komunikimit mësimdhënës-prind në shkollat e mesme të ulëta në Kosovë. Rëndësia e formave të komunikimit mësimdhënës-prindër është shumëdimensionale dhe informimi reciprok i tyre ka rol vendimtar për të qenë nxënësit të suk…

Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat profesionale publike në Kosovë

Sahare Reçica
Hulumtimi “Përfshirja e nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat profesionale publike në Kosovë’’ ka për qëllim të identifikojë nivelin e mbështetjes për përfshirje të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore në shkollat profesionale publike në Kosovë. Hulumtimi ka qa…

Vlerësimi i jashtëm i performancës së shkollës si mekanizëm për sigurimin e cilësisë, gjendja dhe perspektiva

Selim Mehmeti
Vlerësimi i jashtëm i performancës së shkollës në arsimin parauniversitar në Kosovë ka filluar të realizohet nga Inspektorati i Arsimit, në bazë të politikave arsimore, procedurave dhe qasjes ndaj vlerësimit të përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Përvoja fillestare me…

Sfidat në punën e koordinatorëve të cilësisë në shkolla

Bekim Morina, Luljeta Shala
Qëllimi i këtij hulumtimi ishte identifikimi i sfidave me të cilat përballen koordinatorët e cilësisë në realizimin e detyrave, në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Kosovë. Nëpërmjet këtij hulumtimi kemi synuar të vlerësojmë gjendjen aktuale në shkollat që kanë koordin…