Articles Journals Publishers Subjects

218 results

Page 11 / 19

Kahet e lëvizjes së numrit të nxënësve në arsimin e detyrueshëm në Kosovë

Ismet Potera
Numri i nxënësve në shkollimin e detyrueshëm në shkollat e Kosovës është duke rënë. Ankesat e dëgjuara dhe të dëshmuar në medie dhe në analizat e bëra tregojnë një kahe të rënies. Kjo më shtyri që ta bëjë një analizë të statistikave zyrtare dhe të vërtetojë nëse një trend i tillë është prezent në sh…

Vëzhgim i stereotipave dhe paragjykimeve tek një grup nxënësish të shkollës së mesme teknike “Lutfi Musiqi” në Vushtrri

Albulena Breznica
Studimi ynë përfshinë një grup prej 28 nxënësve të Shkollës së Mesme Teknike “Lutfi Musiqi” në Vushtrri (qytezë në Republikën e Kosovës), ku gjysma janë Vushtrrias/vendas dhe gjysma nga fshatrat e ndryshme të Vushtrrisë, të ardhur në qytezë pas luftës së Kosovës të vitit 1999. Në këto dy grupe u ide…

Vlerësimet e shkollave pilotë për procesin e zbatimit të Kurrikulës së re

Selim Mehmeti
Ky studim trajton aspektet e pilotimit të Kornizës së Kurrikulës në Arsimin Parauniversitar në Kosovë, respektivisht vlerësimet e shkollave të përfshira në procesin e pilotimit të kurrikulës për procesin e zbatimit të kurrikulës së re. Qëllimi i përgjithshëm i këtij studimi është ofrimi i informac…

Zbatimi i standardeve për tekstet shkollore në libër leximi (1-5)

Arbnesha Mexhuani
Qëllimi i hulumtimit është të pasqyrojë në mënyrë objektive se në cilat përmbajtje mësimore të këtyre teksteve shkollore mungon, reflektimi apo zbatimi i standardeve për tekstet shkollore. Njëkohësisht hulumtimi ka për qëllim që në bazë të gjetjeve në tekstet e lartpërmendura, të bëhen edhe rekomand…

Informimi dhe orientimi profesional i nxënësve në shkollimin mesëm të ulët në komunën e Prizrenit

Fatmir Mehmeti
Informimi dhe orientimi profesional i nxënësve është një fenomen mjaftë sfidues për individët të cilët gjenden para zgjedhjes së profesionit. Hulumtimi është i orientuar drejtë përcaktimit të nivelit të informimit dhe orientimit profesional të nxënësve në shkollimin e mesëm të ulët, si dhe në përcak…

Kurrikula dhe të nxënit gjatë gjithë jetës

Shqipe Ramadani
Ky punim trajton zhvillimin e kurrikulës si rezultat i zhvillimit të filozofive kurrikulare, teorive të nxënies dhe parimeve të zhvillimit të arsimit, të gjitha këto nga prizmi i nxënies tërëjetësore. Çështjet në fjalë analizohen përbrenda domenit të tyre në aspektin e krahasimit dhe ofrimit të mund…

Edukimi estetik i nxënësve dhe letërsia në shkollë

Zehrie Plakolli
Çështje esenciale e këtij studimi-punimi është ndikimi i letërsisë në edukimin estetik të fëmijëve e me theks të veçantë tek edukimi estetik i nxënësve, nëpërmjet letërsisë në shkollë. Në kuadër të kësaj çështjeje, në këtë punim, përveç universalitetit të edukimit estetik, janë trajtuar edhe veçanti…

Qasja metodologjike e mësimdhënies së gjuhës shqipe në arsimin e detyruar

Hajrije Gojani
Teksti shkollor mbetet burimi kryesor i informacionit dhe i vetmi për shumicën e mësimdhënësve dhe puna e tyre varet kryekëput nga teksti shkollor, pothuajse në të gjitha fazat e orës mësimore. Përdorimi i materialeve dhe i mjeteve të tjera mësimore është i kufizuar dhe praktikohet nga një numër…

Çka e bën një mësimdhënës të suksesshëm

Arbnesha Mexhuani
Njëri nga prioritetet e MASHT-it është aftësimi i mësimdhënësve në shërbim, me qëllim të avancimit të kompetencave të tyre për të ngritur cilësinë e mësimdhënies dhe të nxënies. Avancimi i këtyre kompetencave arrihet nëpërmjet zbatimit të strategjive dhe të teknikave të mësimdhënies që reflektojnë n…

Nevoja për shërbimin pedagogjik-psikologjik në shkollimin parauniversitar të Kosovës

Januz Dërvodeli
Puna edukativo arsimore në shkollë do përgatitje, planifikim,organizim me mençuri të procesit të punës mësimore, me qëllim që në vazhdimësi të arrijë efektin e dëshiruar. Kjo është një veprimtari specifike, profesionale, e cila kërkon një përgatitje të veçantë arsimore. Në ndërmarrjet ekonomike, tek…

Roli i shërbimit profesional në shkollë

Lirije Beqiri
Në këtë punim kemi trajtuar historikun e shërbimit profesional në shkollë, bazën ligjore për zgjedhjen e nëpunësve për ofrimin e shërbimeve profesionale në institucione edukative-arsimore, si dhe rolin e shërbimit profesional në shkolla. Për ta realizuar punimin, kemi trajtuar problemin në aspekt…