3,423 rezultate
Faqja 15 / 286Vepra letrare e Helena Kadaresë
Helena Kadare është një nga zërat më të veçantë të letërsisë së shkruar nga gratë, që nga vitet e ’60-ta. Në harkun e disa dekadave, Kadare ka kontribuar ndjeshëm në portretizimin letrar të gruas, për botëkuptimin e saj, ecjen e saj në jetë, por edhe për pengesat që hasë e kapërcen. Vepra letrare e …
Studime për gjuhën dhe gjininë në gjuhësinë shqiptare
Fakti se njerëzit janë të veçantë e kanë tipare dalluese, dallime këto që shfaqen gjatë sjelljes së tyre në shoqëri, i ka shtyrë shumë studiues t’i trajtojnë faktorët shoqërorë qenësorë, që ndikojnë në këto dallime, e ndër to edhe dallimet gjuhësore që lidhen me gjininë. Vitet ’70 konsiderohen si vi…
Nga të mandatuar në kohë lufte, në të zgjedhur në periudhë paqeje: një qasje krahasuese e tipareve të përfaqësimit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës dhe Parlamentin e vitit 1921
Artikulli “Nga të mandatuar në kohë lufte, në të zgjedhur në periudhë paqeje: një qasje krahasuese e tipareve të përfaqësimit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës dhe Parlamentin e vitit 1921” ka si qëllim të shpjegojë e krahasojë tiparet e përfaqësimit të shqiptarëve në dy momente kyçe, fillimisht në Kuv…
Ndikimi i pandemisë COVID-19 në ritin e vdekjes
Vdekja si pjesë e ciklit jetësor të njeriut, ka qenë në vëmendjen e tij që nga ekzistenca e njerëzimit. Riti i vdekjes zë një vend të rëndësishëm në kulturën shqiptare. Gjatë ritit të vdekjes janë kryer shumë rituale, bazuar në besime e veprime të ndryshme magjike. Ky rit ka ndryshuar si pasojë e fa…
Libër që thellon njohuritë për epikologjinë shqiptare
Libri me titull Gjurmime të Eposit të Kreshnikëve në Ballkan: Kërkime në fonde arkivore të Harvardit dhe në disa vise të Ballkanit, i shkruar nga epikologu tanimë i njohur gjerësisht jo vetëm ndër ne, por edhe më gjerë, dr. Zymer Neziri, paraqet vëllimin e pestë në vazhdën e vëllimeve të tjera parap…
Tingujt e ndryshimit: (r)evolucioni i skenës muzikore në Kosovë
Deri në fillim të viteve 1990 muzika e shqiptarëve të Kosovës ka pasur 'stabilitet' në uniformitetin e saj dhe evoluim të ngadaltë drejt ndryshimeve që koha i sillte. Në aspektin e për- gjithshëm muzikor të asaj kohe dhe në aspektin e shpërndarjes gjeo- grafike, ajo ndahej në muzikën urbane dhe në t…
Nisje apo nis-e-sosje? fenomenologjia si qasje antropologjike në studimin e kulturës materiale
Në këtë shkrim, ofrohet një skicë e raportit të fenomenologjisë me kulturën materiale në kontekst të studimeve antropologjike. Fillimisht parashtrohet skena e mendimit fenomenologjik, pastaj diskutohet rryma e “studimeve të kulturës materiale”, në kuadër të antropologjisë. Tutje, theksohet e diskuto…
Projekt me vlerë dhe peshë të madhe për epikologjinë shqiptare, por edhe ato ballkanike, evropiane dhe botërore
Përmbajtje e shkurtër: Projekti Eposi i Kreshnikëve monument i trashëgimisë kulturore shqiptare në Ballkan: Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi, Maqedoni, Serbi, 2012-2016, i miratuar në Institutin Albanologjik të Prishtinës, i hartuar, i udhëhequr dhe i realizuar nga studiuesi Zymer Ujkan Neziri, ku janë p…
Trashëgimia kulturore e Kosovës dhe lufta e viteve 1998-1999
Në këtë kumtesë do të trajtojmë trashëgiminë kulturore të Kosovës pikërisht për luftën e fundit. Kësaj here ne jemi fokusuar në qasjen e organizatave ndërkombëtare në Kosovë. Pyetja jonë hulumtuese është: si kanë reflektuar këto organizata për trashëgiminë kulturore, sa ka qenë kontributi i tyre për…