3,423 rezultate

Faqja 13 / 286

Çështje të botimit të veprave leksikografike në Prishtinë gjatë periudhës 1966-1981

Begzad Baliu
Punimi synon të sjellë një pamje të plotë të botimit të veprave në fushë të leksikografisë, në një periudhë kur po bëheshin përpjekje të veçanta për standardizimin e gjuhës shqipe. Karakteristikë e këtyre botimeve është edhe përfshirja në këtë kohë edhe e leksikografisë bashkëkohore, asaj në fushë t…

Burimi, miti, tema dhe motivet te “gjenerali i ushtrisë së vdekur”

Algert Kalica
Nga një vizatim që ilustron një roman ku një gjeneral prin një ushtri të vdekurish, tek zbritja në botën e përtejme e Odiseut; pamjet e llahtarshme tek Odisea e Homerit dhe vepra e humbur Shoqëruesit e Shpirtrave. Në atë botë, bashkë me llahtaret, mundimet ciklike të përjetshme, motin e keq, terreni…

Çështje të fjalësit terminologjik nga fusha e teknologjisë gjatë përdorimit në medie

Sejdi Gashi
Në Kosovë dhe në Shqipëri, ashtu si edhe në mbarë botën, leksiku i shkencave të teknologjisë po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi, për shkak të zhvillimeve teknike dhe numrit në rritje të përdoruesve të pajisjeve elektronike. Shpejtësia me të cilën depërtojnë këta terma në një gjuhë të caktuar (në r…

Refleksione mbi monografinë "Dhimitër Kamarda – për një shqipe të gjithakushme edhe të gjithakundme” të tjera vepërza” të Dhori Q. Qirjazit"

Vilma Proko
Ky studim trajtohet në kujtim të filologut të shquar arbëresh, Dhimitër Kamarda, vështruar si një ndër pararendësit e veprimtarëve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, për idetë e përpjekjet e tij për një gjuhë të përbashkët të letërsisë shqipe, në funksion të bashkimit të shqiptarëve, autor i të parav…

Krimi në imagjinatën e të riut, si sentiment psikologjik i romanit “I humburi”

Gjylë Totaj Salihu
Fatos Kongoli është një nga shkrimtarët më prodhimtar të letërsisë bashkëkohore shqiptare, të krijuar në vitet e fundit të shekullit XX dhe në vitet e para të shekullit XXI. Kongoli është njëri nga autorët më të vlerësuar nga kritika letrare shqiptare, sidomos romani i tij “I humburi”, që u shndërru…