3,423 results

Page 12 / 286

Blegtoria në kasabanë e Vushtrrisë në vitin 1261 h. (1845)

Zekirja Shabani
Blegtoria në Kasabanë e Vushtrrisë është një hulumtim që shqyrton strukturën ekonomike dhe sociale të periudhës osmane në kontekstin historik. Bazuar në defterin Temettuat të vitit 1845, të regjistruar në Arkivin Osman me numër fondi ML.VRD.TMT.d.15477, punimi fokusohet në identifikimin e lidhjeve m…

Kognicioni shpirtëror nëpërmjet artit dhe estetikës në kulturën materiale utilitare neo-eneolitike

Tomor Kastrati
Arti dhe estetika janë manifestim i ndjenjave që burojnë nga frymëzimi, i cili lidhet me çështje shpirtërore. Veçantitë e objekteve gjejnë shprehje në formë, motive dhe teknika të caktuara të realizimit. Në punim trajtohen aspekte të artit dhe estetikës të objekteve utilitare të një koleksioni speci…

Migrimi i shqiptarëve të ish-Jugosllavisë gjatë viteve 50 të shekullit XX

Nuridin Ahmeti
Njëra ndër valët e shpërnguljes së shqiptarëve nga ish-Jugosllavia për në Turqi, është edhe ajo pas vitit 1948, kur prishen marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë. Këto shpërngulje intensifikohen sidomos pas vitit 1950, ndërsa në dokumentta- cione këto ngjarje i hasim edhe…

Përpjekjet e zotërve të arbërisë veriore për të fuqizuar zotërimet e tyre

Qerim Dalipi
Mbi bazën e burimeve dhe të literaturës relevante synohet që të nxirren në pah përpjekjet e zotëruesve të Arbërisë Veriore për të fuqizuar zotërimet e tyre, proces që nisi pas betejës së Angorës. Në këtë kuadër trajtohet përpjekja e Gjergjit II Balshës për t’i rikthyer nën pushtetin e tij zotërimet …

Sistemi shëndetësor shqiptar në vitet e Luftës së Dytë Botërore

Hasan Bello
Në këtë artikull analizohet sistemi shëndetësor gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore dhe problematikat me të cilat do të përballet populli shqiptar në kushtet e luftës. Ai synon të paraqesë një panoramë të përgjithshme mbi dinamikat dhe përpjekjet e drejtuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Shë…

Gjurmë të vendbanimit parahistorik dhe antik në zonën e Vojdullit

Berat Ademi
Në këtë punim trajtohet një vendbanim disa-shtresor i zbuluar së fundmi, gjurmët e të cilit përkojnë me epokën para-historike (bronz i hershëm, bronz i vonë dhe hekur i hershëm) dhe antike të vonë. Ky vendbanim, që ndodhet në zonën e Vojdullit, është mjaft i veçantë për shkak të lartësisë së madhe m…

Kulturocidi serb ndaj shqiptarëve: Rasti i Kosovës: 1998-1999

Sadik Mehmeti, Valon Shkodra
Kulturocidi - rrënimi sistematik i trashëgimisë dhe i vlerave kulturore është fenomen që rregullisht i paraprinë, shkon krahas ose i pason tragjeditë e mëdha njerëzore. Me një fjalë, kulturocidi i qëllimshëm ndaj një populli a një vendi është një nga tiparet e gjenocidit, me të të cilin synohet shka…

Provinca e Plavës mes viteve 1280 – 1620

Genc Prelvukaj
Në raport me territorin, strukturën shoqërore dhe njësitë e populluara të Plavës, për sa i takon kohës mesjetare dhe decenieve të para të sundimit osman, në shkencë duket se ka një deficit punimesh. Deri tani, krahina nuk i është nënshtruar një kërkimi të imët që për synim do të kishte eksplorimin e…