Articles Journals Publishers Subjects

162 results

Page 6 / 14

Popullsia dhe vendbanimet e Ulqinit në shek. XIX sipas dokumenteve arkivore malazeze

Nail Draga
Rasti i Ulqinit është i veçantë në historinë tonë kombëtare sepse në saje të presionit të Fuqive të Mëdha nga ana e Perandorisë Osmane ky qytet me rrethinën e ngushtë iu dorëzua malazezëve në nëntor të vitit 1880. Në rrethana të reja shoqërore dhe nga pakënaqësia nën administrimin e Malit të Zi, rre…

Mjetet informative shkencore në arkiva

Hysen Azemi
Detyrë e çdo arkivi në të gjitha vendet e botës, edhe në vendin tonë, është të ofrojë në shfrytëzim dokumente arkivore të cilat janë pjesë e trashëgimisë së shkruar kulturore. Një ndër detyrat themelore të punës në arkiva është edhe përpilimi i mjeteve informative-shkencore. Përpilimi i këtyre mjete…

Përqasje historike e zhvillimit arkivor në Kosovë

Fikrije Berisha
Lindja e dokumenteve historikisht ka ndodhur atëherë kur edhe ka lindur shkrimi si mënyrë komunikimi në shoqëri, si kërkesë objektive e zhvillimit shoqëror dhe si nevojë për funksionimin dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme njerëzore. Dokumentet e para i gjejmë herët, diku në mijëvjeçarin e tretë …

Mendimi arkivor shqiptar. Probleme dhe zgjidhje teorike – praktike

Enkelejda Sejdini
Punimi që paraqesim ka në themel një tematikë që deri më sot është studiuar pak në arkivistikën shqiptare. Përpjekja e parë në fushën e mendimit arkivistik shqiptar është realizuar nga Dr. Kujtim Nuro “Aspekte të mendimit arkivor në Shqipëri 1506-1912”.Lindja e mendimit arkivor modern në gjysmën e p…

Riti i humbur i llazoreve i “gjallë” ndër arkivat e numerizuara

Jonida Sela
Ndër ritet e ciklit pranveror, siç janë Dita e Verës, Shën Gjergji, Novruzi, Rusticat, etj., praktikohej edhe riti i Llazoreve. Ky rit me karakteristika pagane, të cilin e ndeshnim shpesh në zonat rurale, nuk praktikohet më. Kjo për një sërë arsyesh me të cilat ndeshet trashëgimia kulturore jomateri…

Dukja estetike e një dokumenti të vjetër osman

Hatixhe Ahmedi
E kaluara jonë historike është e ruajtur në dokumente të ndryshme, sidomos në dokumentet osmane, në të cilat përmblidhet historia shumë e rëndësishme pesë shekullore. Sapo t’i shikosh këto dokumente, do të ndjesh një frymëzim dhe ke për t’u çuditur me faktin se, përveç anës së argumentimit dhe dëshm…

Dokumentacioni arbëresh në arkivin historik të Ministrisë së Punëve të Jashtme në vitet 1951 – 1986

Alketa Luari
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe arbëreshëve të Italisë kanë qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes nga qeveria komuniste para viteve ’90. Interesimi i palës shqiptare për popullsinë në fjalë do të përqendrohej jo vetëm në rrafshin diplomatik, por edhe atë arsimor dhe kulturor. Pavarësisht luhatjeve n…

Administrimi dhe ruajtja e informacionit të klasifikuar

Sami Sallahu
Përmes këtij punimi modest trajtohen metodat dhe rendesia e administrimit të dokumenteve në veçanti klasifikimi i informacioneve në dokumentet zyrtare. Në Republikën e Kosovës, klasifikimi dhe ruajtja e informacionit, përfshirë verifikimin e sigurisë, është rregulluar me aktet ligjore, ligjin për kl…

Arkivat elektronike – arkiva të kohës moderne

Pranvera Gashi
Fjala Arkiv në mendjen tonë padyshim na jep shumë mendime. Mendimi i parë sigurisht që do të ishte për një arkiv klasik, një arkiv i mbushur me dokumentacion origjinal të kohëve të ndryshme, një arkiv i mbushur me fonde dhe me koleksione të personave juridik apo fizikë, por që të gjitha këto dokumen…