Fondet arkivore të komiteteve ekzekutive të këshillave popullore të rretheve janë fondet kryesore që ruhen dhe administrohen nga arkivat shte-tërore vendore. Gjatë përpunimit tekniko-shkencor të dokumenteve arkivore të këtyre fondeve shpesh arkivistët hasin në vështirësi lidhur me ndërtimin e struk-…
Moment i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, nga Kuvendi Kombëtar i Vlorës, përbën pikën e kthesës mes të djeshmes dhe të ardhmes së kombit shqiptar. Akti i shpalljes së pavarësisë hidhte themelet e jetës së pavarur shtetërore, por ky akt do të pasohet në vazhdimësi me një sërë …
Një nga fondet që ka rëndësi të veçantë për njohjen e zhvillimit të arsi-mit shqip në Kosovë është fondi i Inspektoratit të Arsimit në Prefekturën e Prizrenit (1941-1945).Dokumentet që ruhen në këtë fond na mundësojnë të ndriçojmë aspekte të rëndësishme të historisë së arsimit në Kosovë në periudhën…
Arkivat dhe rrjeti ynë arkivor kombëtar (Shqipëri) sot është shndërruar në institucion modern, dinamik dhe shumë i kërkuar nga shoqëria në tërësi. Kjo kërkesë vjen nga problematikat reale që shtrohen për zgjidhje para kategorive sociale. Prandaj, ato individualisht dhe institucionalisht i drejtohen …
Nga dita e dorëzimit të Ulqinit Malit të Zi nga Perandoria Osmane më 26 nëntor 1880, në strategjinë e politikës shtetërore malazeze ishte ndryshimi i strukturës etnike në këtë krahinë e cila dominohej nga popullsia shqip-tare. Në lidhje me këtë çështje në Arkivin Shtetëror të Malit të Zi ekziston nj…
Përderisa demonstratat e vitit 1968 në Kosovë ndikuan pozitivisht në ngritjen dhe zhvillimin e gjithanshëm të shqiptarëve në Jugosllavi, sidomos pas Kushtetutës së vitit 1974, në anën tjetër demonstratat e vitit 1981, duke filluar me demonstratat studentore të organizuara gjatë muajve mars-prill të …
Atë Gjergj Fishta, personaliteti më i rëndësishëm jo vetëm i letërsisë në veçanti, por edhe i historisë kombëtare në përgjithësi, i njohur si “Homeri shqiptar”, është shkrimtari i letërsisë shqipe që lëvroi disa aspekte të rëndësishme të saj.Atë Gjergj Fishtën pa mëdyshje mund ta quajmë ‘arkeolog’ t…
Arkivi dhe arkivistika shqiptare në tri dekadat e fundit kanë pësuar transformime të ndjeshme dhe të rëndësishme. Transformimet e Arkivit Shtetëror Shqiptar janë produkt i ndryshimeve thelbësore të shoqërisë shqiptare pas viteve 1990. Në Shqipëri arkivat si institucione dhe shkenca e arkivistikës ka…
Krijimi dhe strukturimi i arkivit të sistemit në Ministrinë e Integrimit dhe Punëve të Jashtme që nga fillimi i aktivitetit të saj, menjëherë pas mbarimit të Luftës së II Botërore, bëri të mundur të konsolidohej si një arkiv sistemi duke i dhënë një dimension të ri shërbimit arkivor shqiptar në tërë…
Ky punim objekt studimi ka trajtimin e dokumentimeve të shkollave fillore publike (mektebeve) në trevën e Krajës (fundi i shek. XIX dhe fillimi i shek. XX) duke iu referuar dokumenteve të Arkivit Osman të Shtetit - Stamboll (BOA) të cilin kemi arritur ta hulumtojmë. Këto dosje na japin të dhëna për …
Inspektimi i institucioneve shtetërore, për ta kontrolluar ecurinë e punës me dokumente, është një detyrim ligjor si dhe një mekanizëm i rëndësishëm i cili ndikon në përmirësimin e shërbimit arkivor në subje-ktet shtetërore dhe në funksionimin normal të veprimtarisë institucionale të tyre. Veprimtar…
Ky artikull ka për synim të sjellë një qasje të re për mënyrën e funksio-nimit të Arkivit Shtetëror Vendor Elbasan si vend ruajtjeje i dokumen-teve të rëndësishme arkivore nga viti 1945 deri më sot. Dokumentacioni në këtë institucion është gjithëpërfshirës në prejardhje, lloj, material bazë, vend e …