162 results

Page 13 / 14

Risitë digjitale dhe shfrytëzimi i dokumentacionit

Ergi Zaloshnja · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Arkivi shtetëror është shtëpia ku ruhet historia, ku ruhet kujtesa kolektive. Ai ka detyrë të ruajtjes, konservimit, organizimit, përshkrimit dhe shpërndarjes së dokumentacionit që ka. Në këtë kumtesë çështje studimore është risia digjitale dhe shfrytëzimi i dokumenteve. Më tutje, risitë digjitale t…

Njësia e administrimit të dokumenteve zyrtare sipas ligjit

Sami Sallahu · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Në institucionet e Republikës se Kosovës çështja e administrimit të punës në zyrë dhe trajtimi i dokumenteve zyrtare që nga evidentimi fillestar e deri në procedimin përfundimtar të tyre është e përcaktuar me Ligjin për Administrimin e Punës në Zyrë, nr. 04/L-184, rregulloret dhe aktet e tjera nënli…

Situata politike në Prishtinë në vitet 1945-1999

Abaz Makolli · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Me këtë punim synoj t’i paraqes hulumtimet për një etapë mjaft tërëndësishme historike që lidhet ngushtë me situatën politike të Komunës së Prishtinësnga periudha e pas Luftës së Dytë Botërore e deri në çlirimin e Kosovës më 1999, dukei trajtuar me kujdes ngjarjet politike dhe zhvillimin e tyre në m…

Digjitalizimi dhe ruajtja digjitale

Bekim Aliu · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Punimi do të vë në pah se proceset e punës dhe fazat nëpër të cilat  kalon digjitalizimi i dokumenteve arkivore ndryshojnë nga fondi në fond dhe varen kryekëput nga kërkesa, gjendja fizike dhe informacionet përcjellëse të fondit apo koleksionit arkivor. Digjitalizimi është pjesë e pandashme e çdo in…

Ngritja e nivelit të vetëdijësimit të stafit të administratës publike në mbrojtjen e dokumentacionit arkivor

Refike Sülçevsi · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Institucionet e administratës publike si dhe institucionet e tjera publiko-private dhe private gjatë veprimtarisë së tyre krijojnë sasi të madhe të dokumenteve arkivore. Ato dokumente janë burim i rëndësishëm i informatave për funksionimin e atyre institucioneve, por më vonë edhe burim i rëndësishëm…

Metodologjia e përpilimit të planit strategjik të arkivit

Jusuf Osmani · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Çdo institucion publik, patjetër edhe Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, është i obliguar ta hartojë planin strategjik pesëvjeçar duke u mbështetur në “Udhëzimin Administrativ të Qeverisë së Kosovës (GRK) nr. 7/2018) për Planifikimin dhe Hartimin e Dokumenteve Strategjike dhe Planeve të Vepri…

Era digjitale në lëmin e arkivistikës

Kristi Kaba · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Për ta rrokur rëndësinë e digjitalizimit të materialeve arkivore, nevojitet, pikësëpari, kuptimi i qëllimit të këtij procesi që ka revolucionarizuar qasjen e publikut në dokumentacione. Për këtë arsye, në saje të thellimit në literaturë, me këtë punim të ndarë në dy kapituj, kryejmë fillimisht një a…

Riorganizimi i materialit arkivor në depo të Arkivit Shtetëror të Kosovës

Zelije Shala · Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës
Dokumentet arkivore, që janë dorëzuar në Arkivin e Kosovës gjatëperiudhave të ndryshme nga institucionet, nga organizata apo individë të caktuar,janë sistemuar në depon e arkivit, ashtu siç e kanë vlerësuar udhëheqësit einstitucionit. Në shumë raste është bërë edhe ndarja e fondeve duke i vendosur n…

Mbrojtja e të dhënave personale në shërbimin arkivor

Shpresa Mekaj · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Mbrojtja e të dhënave personale është pjesë e rëndësishme e shoqërisë. Duke marrë parasysh këtë fakt, në këtë punim do të trajtojmë rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale në shërbimin arkivor. Që në shkurt të vitit 2019 në Kuvendin e Republikës së Kosovës është miratuar Ligji 06/L-082 për Mbr…

Krijimtaria letrare dhe artistike e të burgosurve politikë shqiptarë në Jugosllavi

Fikrie Berisha · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Krijimtaria të burgosurve politikë në fusha të ndryshme si: poezi,prozë, pikturë, pastaj letërkëmbime, skica, fotografi etj. nëpër burgjet jugosllave mekalimin e kohës ka marrë edhe vlerën e dokumenteve arkivore. Ky materialdokumenton shqetësimin, idealin dhe sakrificën e njerëzve atdhetarë të cilët…

Trajnimet arkivore në dhjetëvjeçarin e fundit në drejtorinë e përgjithshme të arkivave

Gea Sulo · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Në këtë punim do të shqyrtojmë trajnimet arkivore të kryera ndër vite  nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, kohën e kryerjes së tyre dhe tematikat. Do  t’u referohemi, gjithashtu, pjesëmarrësve në këto trajnime, shifrave të të trajnuarve,  moshës dhe kategorive të tyre profesionale, si dhe trajn…