Articles Journals Publishers Subjects

162 results

Page 10 / 14

Biblioteka popullore dhe universitare e Kosovës nën administrimin Serb 1990-1999 dhe dëmtimi i koleksioneve bibliotekare

Izet Abdyli · Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, Prisht…
Përmes këtij punimi kam bërë përpjekje që të ofroj të dhëna dhe dëshmi për institucionin e parë të Bibliotekarisë në Kosovë, përkatësisht Bibliotekën Popullore dhe Universitare të Kosovës (tani Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”), pas rrënimit të autonomisë së Kosovës, përkatësisht në p…

Digjitalizimi i dokumenteve arkivore në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës

Bekim Aliu · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës është një institucion shtetëror që identifikon, ruan dhe ofron qasje në fonde dhe koleksione arkivore. Këto fonde dhe koleksione mirëmbahen dhe ruhen për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve, sigurojnë llogaridhënien e qeverisë dhe dokumentojnë përvojën kombë…

Transferimi në ASHV Durrës i dokumenteve të njësive të qeverisjes vendore të shkrira për shkak të reformës administrativo-territoriale

Leonard Durmishi · Drejtoria Rajonale e Arkivit Shtetëror Durrës
Me ardhjen e demokracisë në Shqipëri pati transferime të mëdha dokumentesh si pasojë e mbylljeve të veprimtarisë të ndërmarrjeve dhe institucioneve politike dhe shtetërore. Në këto kushte në vitet 1992-1996 u veprua me shpejtësi për krijimin e një rrjeti të plotësuar të arkivave vendore, që filluan …

Koleksionet muzeore në muzeun historik kombëtar dhe roli i tyre në rrëfimin e historisë

Dorian Koçi · Muzeu Historik Kombëtar
Në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar gjenden rreth 6.200 objekte, të cilat i përkasin një periudhe relativisht të gjatë kohore, duke filluar nga mijëvjeçari IV para Krishtit dhe deri në gjysmën e dytë të shekullit XX. Për konceptimin dhe përmbajtjen e Muzeut Historik Kombëtar punoi një grup pune, …

Klasifikimi i fondeve dhe koleksioneve arkivore, rregullimi dhe dhe përshkrimi i lëndës arkivore në arkivat e rajonit dhe në Kosovë

Jusuf Osmani
Në shumë arkiva gjenden me qindra e mijëra fonde dhe koleksione të ndryshme, andaj është e nevojshme të klasifikohen me qëllim të pasqyritetit dhe paraqitjes së tërësive të lëndës në arkiv. Bazë për klasifikim dhe kategorizim të fondeve dhe koleksioneve në arkiv janë veprimtaritë e krijuesve të lënd…

Sfidat e përpunimit të dokumentacionit në rrjetin arkivor kombëtar

Ardit Bido · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Sfida kryesore e rrjetit arkivor në cilindo vend është përmbushja e misionit bazë të tij, ruajtjes së memories kolektive kombëtare. Në këtë kuptim, sfida e përpunimit dhe dorëzimit të rregullt të dokumentacionit arkivor duhet të vlerësohet si çështja më e rëndësishme, pasi pa bazën e vetë, lëndën ar…

E drejta e qasjes në dokumentet arkivore kusht për realizimin e të drejtave të njeriut

Fikrie Berisha · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Ashtu sikurse që është e drejta e qytetarit për informim e drejtë themelore, po ashtu edhe e drejta për të pasur qasje në dokumentet publike është një e drejtë elementare e njeriut, të cilat janë të përcaktuara edhe me Konventat Ndërkombëtare. Kjo e drejtë gjithashtu është një element që pasqyron ed…

Fondi arkivor në fushën e mbrojtjes - trashëgimi kombëtare e vyer për mendimin politiko-ushtarak Shqiptar.

Kadri Dauti · Arkivi Qendror i Forcave të Armatosura, Ministria e Mbr…
Përgjatë këtij çerek shekulli sistem demokratik në Shqipëri janë shkruar vlerësime dhe janë bërë analiza në fushën e mbrojtjes, veçanërisht për periudhën e sistemit totalitar 1945-1990. Në shumë prej tyre vërehen qëndrime të skajshme, mbivlerësime apo nënvleftësime jo thjesht të lidhur me vetë formi…

Kushtet e ruajtjes në Depon e ASHAK

Zelije Shala · Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Institucioni i Arkivit ka rol të veçantë në ruajtjen dhe mbrojtjen e dokumenteve arkivore dhe për këtë duhet të krijohen kushtet e përshtatshme. Rol të rëndësishëm luan aplikimi i metodologjisë shkencore të punës dhe ndjekja e procedurave të rrepta, sa i takon shërbimit të dokumenteve për palët e in…

Mbrojtja e lëndës arkivore në depot e Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë

Vullnet Iseini · Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë
Arkivat janë institucione në të cilat ruhet thesari burimor i shkruar, i incizuar ose i krijuar në formë tjetër. Arkivat përbëjnë pjesën themelore dhe të pazëvendësueshme të pasurisë kulturore, historike, përkatësisht thesarin kulturor të një populli, treve ose të njëvendi. Arkivat në tërë botën, po…