Articles Journals Publishers Subjects

162 results

Page 13 / 14

Digjitalizimi dhe ruajtja digjitale

Bekim Aliu · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Punimi do të vë në pah se proceset e punës dhe fazat nëpër të cilat  kalon digjitalizimi i dokumenteve arkivore ndryshojnë nga fondi në fond dhe varen kryekëput nga kërkesa, gjendja fizike dhe informacionet përcjellëse të fondit apo koleksionit arkivor. Digjitalizimi është pjesë e pandashme e çdo in…

Ngritja e nivelit të vetëdijësimit të stafit të administratës publike në mbrojtjen e dokumentacionit arkivor

Refike Sülçevsi · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Institucionet e administratës publike si dhe institucionet e tjera publiko-private dhe private gjatë veprimtarisë së tyre krijojnë sasi të madhe të dokumenteve arkivore. Ato dokumente janë burim i rëndësishëm i informatave për funksionimin e atyre institucioneve, por më vonë edhe burim i rëndësishëm…

Metodologjia e përpilimit të planit strategjik të arkivit

Jusuf Osmani · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Çdo institucion publik, patjetër edhe Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, është i obliguar ta hartojë planin strategjik pesëvjeçar duke u mbështetur në “Udhëzimin Administrativ të Qeverisë së Kosovës (GRK) nr. 7/2018) për Planifikimin dhe Hartimin e Dokumenteve Strategjike dhe Planeve të Vepri…

Era digjitale në lëmin e arkivistikës

Kristi Kaba · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Për ta rrokur rëndësinë e digjitalizimit të materialeve arkivore, nevojitet, pikësëpari, kuptimi i qëllimit të këtij procesi që ka revolucionarizuar qasjen e publikut në dokumentacione. Për këtë arsye, në saje të thellimit në literaturë, me këtë punim të ndarë në dy kapituj, kryejmë fillimisht një a…

Riorganizimi i materialit arkivor në depo të Arkivit Shtetëror të Kosovës

Zelije Shala · Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës
Dokumentet arkivore, që janë dorëzuar në Arkivin e Kosovës gjatëperiudhave të ndryshme nga institucionet, nga organizata apo individë të caktuar,janë sistemuar në depon e arkivit, ashtu siç e kanë vlerësuar udhëheqësit einstitucionit. Në shumë raste është bërë edhe ndarja e fondeve duke i vendosur n…

Mbrojtja e të dhënave personale në shërbimin arkivor

Shpresa Mekaj · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Mbrojtja e të dhënave personale është pjesë e rëndësishme e shoqërisë. Duke marrë parasysh këtë fakt, në këtë punim do të trajtojmë rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale në shërbimin arkivor. Që në shkurt të vitit 2019 në Kuvendin e Republikës së Kosovës është miratuar Ligji 06/L-082 për Mbr…

Krijimtaria letrare dhe artistike e të burgosurve politikë shqiptarë në Jugosllavi

Fikrie Berisha · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Krijimtaria të burgosurve politikë në fusha të ndryshme si: poezi,prozë, pikturë, pastaj letërkëmbime, skica, fotografi etj. nëpër burgjet jugosllave mekalimin e kohës ka marrë edhe vlerën e dokumenteve arkivore. Ky materialdokumenton shqetësimin, idealin dhe sakrificën e njerëzve atdhetarë të cilët…

Trajnimet arkivore në dhjetëvjeçarin e fundit në drejtorinë e përgjithshme të arkivave

Gea Sulo · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Në këtë punim do të shqyrtojmë trajnimet arkivore të kryera ndër vite  nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, kohën e kryerjes së tyre dhe tematikat. Do  t’u referohemi, gjithashtu, pjesëmarrësve në këto trajnime, shifrave të të trajnuarve,  moshës dhe kategorive të tyre profesionale, si dhe trajn…

Fuqizimi i strukturës inspektuese për arkivat gjatë viteve 2017-2020

Ylber Ramaj · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Në këtë punim paraqes një përmbledhje të ndryshimit rrënjësor që ka pësuar struktura përgjegjëse për inspektim në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave gjatë viteve 2017-2020. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave u kthye në një inspektorat shtetëror për ta inspektuar punën me dokumente në sekretari -…

Risitë në sallën e studimit dhe dokumenti i digjitalizuar arkivor si ndihmesë për studiuesit

Ilda Kalldani · Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Qëllimi: Risitë në Sallën e Studimit dhe dokumenti i digjitalizuar arkivor si ndihmesë për studiuesit ka për qëllim, së pari, t’i tregojë ndryshimet që ka pësuar Salla e Studimit si rezultat i digjitalizimit të dokumentit arkivor; së dyti, ta shënojë ndikimin që ka pasur procesi i shërbimit on-line …

OKB-ja pёr shkeljen e të drejtave të Shqiptarëve në Kosovë më 1990-1997 sipas dokumentacionit të arkivit të Kosovës

Ademi Adem · Drejtor i përgjithshëm i GJHK
Me temën “OKB-ja për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë më 1990-1997 sipas dokumenteve të Arkivit së Kosovës” bëhet përpjekje të analizohet trajtimi i çështjes së Kosovës në OKB, aktiviteti i raportuesve specialë të OKB-së për të drejtat e njeriut në bashkëpunim me misionet diplomatike …