ZD

Zhulieta Daja

1
artikull
1
revistë
2021
Revista: Revista Albanon

Artikuj (1)

Zhvillimet urbane të qytetit të Elbasanit në periudha të ndryshme historike
Pushtimi osman solli ndryshime të dukshme në Shqipëri, që u reflektuan edhe në tiparet e reja si në shtrirjen dhe kompozimin urbanistik të qyteteve. Një shembull mjaft i dukshëm në këtë drejtim është qyteti i Elbasanit. Fillesa e qytetit të Elbasanit dhe peizazhit të ri urbanistik, i përket vitit 1466, kur sulltan Mehmeti II rindërtoi për një periudhë prej 25 ditësh, mbi gërmadhat e një qyteti të vjetër, kalanë që e quajti el-basan, që do të thotë “sundues i vendit”. Gjatë rindërtimit u ndoq me përpikmëri planimetria ekzistuese e një kalaje të rrënuar, të ndërtuar qysh në shek. IV të erës sonë, duke u shfrytëzuar traktet e mureve që ruheshin ende në këmbë1. Që nga ky moment, Elbasani do të marrë rëndësi të veçantë edhe për pozicionin e rëndësishëm gjeografiko-strategjik që kishte. Ai do të luajë një rol udhëheqës në planet ushtarake të Perandorisë, duke u kthyer njëkohësisht në një qendër të rëndësishme të myslimanizmit. Në Kala, pas përfundimit të rindërtimit, u vendosën garnizone ushtarake, reparte marshimi gjithashtu edhe përfaqësuesit e pushtetit lokal së bashku me familjet e tyre. Në esencë, kjo përfaqësonte një popullim osman të Elbasanit .