YR

Yll Rugova

1
article
1
journal
2023
Journals: Filology Studies

Articles (1)

Katekizmi i Elbasanit me alfabetin e Todhrit nga mesi i shekullit XIX
Në mesin e kodikëve që ndodhen në AQSH është edhe një fletore nga Elbasani me shkrime në gjuhën greke, në mesin e të cilave janë edhe disa faqe në shqip me alfabetin e Todhrit. Përmbajtja e shkrimit është një katekizëm i botuar nga Adamantios Korais (1748–1833) përkthyer në shqip nga një autor i panjohur elbasanas. Në këtë artikull do ta botojmë të plotë tekstin shqip të fletores të transliteruar dhe do ta përcjellim atë edhe me të dhëna që dihen mbi këtë fletore dhe mbi pronarin e fundit të saj. Përkthimi ka rëndësi sepse në aspektin pamor përbën shembullin më të mirë të shkrimit me alfabetin e Todhrit që njohim deri sot. E gjithashtu në aspektin përmbajtësor shpërfaq fragmente të rralla që ndriçojnë arsyet e autorëve të kohës në angazhime të tilla përkthyese. Botimi i plotë i këtij teksti, kemi shpresë, mund të ndikojë edhe në zbardhjen e të dhënave të tjera që lidhen mbi të gjitha me kohën dhe me autorin e përkthimit.