The impact of the COVID-19 pandemic on the death rite of Kosovo Albanians
Death as part of the human life cycle has been in their attention since the existence of mankind. The rite of death occupies an important place in Albanian culture. During the death rite, many rituals were performed, based on various magical beliefs and actions. This rite has changed due to many factors, be they social, cultural and historical. Another factor that has certainly influenced the practice of rituals in the realm of death rite was the COVID-19 pandemic. During the pandemic, families were obliged to adhere to all the rules set by the Ministry of Health of the Republic of Kosovo.
Mënyrat e kumtimit të vdekjes
Riti i vdekjes, si pjesë e riteve të ciklit jetësor, është rit i cili ka zgjuar interesimin e shumë studiuesve qoftë shqiptarë, qoftë të huaj. Ky rit është trajtuar që nga kohët e hershme. Ritualet që janë praktikuar me rastin e vdekjes në traditën tonë janë të shumta, ato janë praktikuar tek të gjitha shtresat e popullsisë kudo ku kanë jetuar shqiptarët. Në përgjithësi ato janë të njëjta, me disa dallime të vogla nga njëra zonë në tjetrën. Praktika për këtë rit bëhen në vazhdimësi, duke filluar me shenjat, të cilat paralajmërojnë vdekjen, praktika për ta ndaluar/penguar vdekjen, për ta lehtësuar agoninë, praktika pas vdekjes (si p.sh. rregullimi i kufomës, vajtime e gjëmë), veprime që mos të ketë vdekje të shpejta në atë shtëpi, varrimi i të vdekurit/ës, ditët e ngushëllimeve, mbajtja e zisë, ditët e përkujtimeve: të shtatat, të dyzetat, gjashtëmujori, njëvjetori etj.
Në kuadër të këtyre praktikave, me rëndësi të veçantë është edhe kumtimi për vdekjen. Në këtë punim trajtohen mënyrat e kumtimit të vdekjes në traditën shqiptare, nga më të hershmet deri tek ato të ditëve të sotme, duke u ndalur te secila në mënyrë të veçantë.