VF

Vlorë Fetaj‑Berisha

8
artikuj
1
revistë
2001–2039
Revista: Gjurmime Albanologjike

Artikuj (8)

Ndikimi i pandemisë COVID-19 në ritin e vdekjes
Vdekja si pjesë e ciklit jetësor të njeriut, ka qenë në vëmendjen e tij që nga ekzistenca e njerëzimit. Riti i vdekjes zë një vend të rëndësishëm në kulturën shqiptare. Gjatë ritit të vdekjes janë kryer shumë rituale, bazuar në besime e veprime të ndryshme magjike. Ky rit ka ndryshuar si pasojë e faktorëve të shumtë, qofshin ata socialë, kulturorë e historikë. Një faktor tjetër që sigurisht ka ndikuar në praktikimin e ritualeve në ritin e vdekjes është pandemia COVID-19. Gjatë kohës së pandemisë, familjet ishin të obliguara t’i respektojnë të gjitha rregullat e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës.
Mënyrat e kumtimit të vdekjes
Riti i vdekjes, si pjesë e riteve të ciklit jetësor, është rit i cili ka zgjuar interesimin e shumë studiuesve qoftë shqiptarë, qoftë të huaj. Ky rit është trajtuar që nga kohët e hershme. Ritualet që janë praktikuar me rastin e vdekjes në traditën tonë janë të shumta, ato janë praktikuar tek të gjitha shtresat e popullsisë kudo ku kanë jetuar shqiptarët. Në përgjithësi ato janë të njëjta, me disa dallime të vogla nga njëra zonë në tjetrën. Praktika për këtë rit bëhen në vazhdimësi, duke filluar me shenjat, të cilat paralajmërojnë vdekjen, praktika për ta ndaluar/penguar vdekjen, për ta lehtësuar agoninë, praktika pas vdekjes (si p.sh. rregullimi i kufomës, vajtime e gjëmë), veprime që mos të ketë vdekje të shpejta në atë shtëpi, varrimi i të vdekurit/ës, ditët e ngushëllimeve, mbajtja e zisë, ditët e përkujtimeve: të shtatat, të dyzetat, gjashtëmujori, njëvjetori etj. Në kuadër të këtyre praktikave, me rëndësi të veçantë është edhe kumtimi për vdekjen. Në këtë punim trajtohen mënyrat e kumtimit të vdekjes në traditën shqiptare, nga më të hershmet deri tek ato të ditëve të sotme, duke u ndalur te secila në mënyrë të veçantë.