VI

Viola Isufaj

2
artikuj
2
revista
2008–2022
Revista: Studime Filologjike Gjurmime Albanologjike

Artikuj (2)

Çështje të receptimit të “letërsisë së sirtarëve” rasti i Zef Zorbës
Gjatë hulumtimit të periodikëve, intervistave, artikujve publicistikë, shkencorë, antologjive si dhe kapitujve që i kushtohen Zef Zorbës brenda studimeve të tjera, gjetëm disa të dhëna, të cilat, të gjitha së bashku, të organizuara në një sistem, përbëjnë një dëshmi të pritjes së tij, -me të vërtetë jo e vëllimshme, por me specifika të pangjashme me ato të autorëve të tjerë, një lloj pritjeje me cilësi unike, ashtu si dhe vetë poezia e tij. Ne ndalemi në nxjerrjen në pah të disa tipareve të këtyre studimeve: - vizatimi i gjallë i portretit të Zef Zorbës, portret artisti - rastit të shkrimit të poetit Zef Zorba, në vetmi dhe në terr, - mënyrat e marrëdhënies me marrësin virtual - rimarrja e fillit të këputur të vazhdimësisë së letërsisë shqipe dhe e lidhjes me autorë si Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi etj. - koncepti i disidencës dhe dhe çështje të marrëdhënies me hermetizmin, etj. Në vetminë e tij, Zorba e bëri vetë thelbin e mendimeve të tij një vepër të gjallë. Një histori veçimi dhe vetmie është një histori e letërsisë, ndonëse e fshehtë. Në socrealizëm, ashtu si të gjithë e dimë, rëndom janë vlerësuar njerëzit e veprimit, por janë njerëzit e mënjanuar ata që vërtet vepruan: ndryshuan faqet e letërsisë shqipe.