VK

Valbona Kalo

1
artikull
1
revistë
2021
Revista: Revista Albanon

Artikuj (1)

Qëmtime rreth veprës së pabotuar të autorit elbasanas Shpëtim Karaj
Për të gjithë shkrimtarët ekziston një marrëdhënie ndërvarësie e pandërprerë mes mjedisit gjeografik, social, letrar e kulturor dhe botëkuptimit e origjinalitetit të shprehjes, si faktorët përcaktues që i shërbejnë krijimit të një individualiteti të spikatur artistik. Nën dritën e një raporti të tillë duhet parë edhe vepra e autorit elbasanas Shpëtim Karaj, shtrirja dhe shkallarja e cilësisë të së cilës ka ardhur gjithnjë në rritje, që nga sprovat e para poetike të autorit (në vitet 1955-‘60) e deri në ato të fundit, që i përkasin viteve 2005. Vepra e këtij autori vjen nga një përvojë modeste botimi para dhe pas viteve ’90, përmes të cilës ai bëhet i njohur kryesisht si; skenarist i filmit “Shokët”, 1982, prodhim i Kinostudios Shqipëria e Re, shfaqur më 1983 dhe përkthyes nga gjuha frënge i disa veprave si: romanit “Pagesa e frikës”, e autorit, Zhorzh Arno, më 1983, dramës me tri akte “Vrasës pa shpërblim: Mbreti po vdes”të autorit Eugen Ionesco, Shtëpia Botuese “Onufri, 1994, romanit “Planetarium” të autores Nathali Sarraut, më 1995.