TA

Tomor Aliko

1
artikull
1
revistë
2026
Revista: Dritëhije

Artikuj (1)

Pasqyrimi i burgjeve dhe kampeve të internimit gjatë regjimit komunist
Në këtë kumtesë bëhet fjalë për periudhën e fillimit të diktaturës të regjimit komunist në Shqipëri, nga fundi i vitit 1944 e deri në vitin 1952, ku me vendim të gjykatave speciale u eliminua pothuajse i gjithë truri i kombit shqiptar. Nëpër qelitë e tmerrshme të burgjeve komuniste qindra vuajtës kanë vdekur nga torturat çnjerëzore. Ndaj tyre janë thurrur kurthe, intriga, dëshmi të rreme e akuza false. Nëpër qelitë e tmerrshme të burgjeve komuniste u shua përfundimisht ose u tjetërsua në mënyrë të dhimbshme jeta e qindra njerëzve të pafajshëm. Qenë pikërisht këta njerëz, që e paguan me jetë aspiratën e tyre për liri e demokraci. Ata qenë viktimat e para të atij sistemi stalinist, që po vendosej në Shqipëri. Por fati i tyre tragjik nuk përfundoi me kaq.