SI

Shkodran Imeraj

3
artikuj
2
revista
2010–2026
Revista: Kosova Gjurmime Albanologjike

Artikuj (3)

Shpallja e Pavarësisë së Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2008
Pas luftës së viteve 1998-1999, Kosova u vendos nën administrimin  ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara nën misionin UNMIK (Misioni i  Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara), i cili kishte për  detyrë të krijonte kushtet për stabilitet dhe zhvillim demokratik. Në këtë  periudhë, KFOR-i (Forca paqeruajtëse e NATO-s) siguroi paqen dhe sigurinë  në gjithë territorin e Kosovës. Një rol të rëndësishëm luajti edhe Këshilli  Tranzitor i Kosovës, si organ përfaqësues i partive politike dhe komuniteteve,  që parapriu formimin e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes  (IPVQ). Pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova në vitin 2006, Kosova  kaloi në një periudhë të ndërlikuar politike, me ndryshime të theksuara në  udhëheqje dhe në balancën mes partive kryesore politike, duke sjellë sfida të  mëdha për stabilitetin dhe për procesin e negocimit të statusit përfundimtar të  Kosovës. Kjo periudhë kulmoi me zgjedhjet e vitit 2007, që përgatitën terrenin  për shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008.