SD

Shefqet Deliallisi

2
artikuj
1
revistë
2021
Revista: Revista Albanon

Artikuj (2)

Elbasani kryeqytet
Mendimi që Elbasani të ishte kryeqyteti i Shqipërisë është i hershëm. Madje para shpalljes së shtetit të pavarur shqiptar. Në vitin 1910, në librin “Brenga e Ballkanit”, Edith Durham, shkruan: “Elbasani ëndërron për një të ardhme të ndritur. Pozita e tij në qendër të vendit do të ishte ideale për kryeqytet”.
Konvertimi në një fe i shqiptarëve, rezultoi i pamundur..
Është interesant dhe i pak përmendur fakti se kthimi i shqiptarëve në një fe të vetme, është parë si mundësi, kur Peranoria Osmane po shpërbëhej. Edhe më interesant: si fe e përbashkët ishte menduar krishtërimi protestant. A ishte ky konvertim i mundur? Sipas mbështetësve të kësaj teze, pse jo. A nuk e kishin ndryshuar edhe më parë shqiptarët fenë? A nuk i kishin shqiptarët rrënjët e tyre në Europë? A nuk ishin shkëputur ata forcërisht prej saj? Për më tepër, shqiptarët kishin dhënë prova se pragmatizmin e kishin më të fortë se ndjenjën fetare. Le të kujtojmë, këmbënguljen e Mbretit Zog, vite më vonë, për t’u martuar me çdo kusht me një europiane të krishterë... Pra shqiptarët e shihnin, se interesi i tyre ishte në Europën e krishterë, të pasur e të fuqishme. Shqiptarët e dëshironin fort kthimin në Europë, por a i pranonte Europa e krishterë me fetë që ata kishin? Në Librin “Brenga e Ballkanit” Edith Durham shkruan (f. 81): “ Elbasani ka rreth 10 mijë banorë, me shumë se gjysma janë myslymanë. Të krishterët janë ortodoksë. Patriotizmi në këtë zonë është i zjarrtë dhe qëndron mbi të gjitha doktrinat fetare. Nga ç’pashë e dëgjova mora vesh se me t’u çliruar nga zgjedha turke fshatra të tëra, që tani e mbanin veten për myslymanë do të ktheheshin në të krishterë. ”