“Ekipet e Përbashkëta të Hetimit” (EPH) janë një mjet i ri efektiv për bashkëpunim në çështjet penale, bazuar në një “shpirt solidariteti” në kryerjen e hetimeve penale ndërkufitare, formave sinergjike të bashkëpunimit mes autoriteteve gjyqësore dhepolicore të vendeve anëtare (apo vendeve jo-anëtare të BE-së, nëse ekzistojnë bazat ligjore), që koordinojnë veprimet e tyre dhe ndajnë rezultatin e arritur. EPH përbëjnë një formë të paprecedentë të asistencës ligjore: “joletërporositëse”, “hibride”, “operacionale” dhe “e vetëmjaftueshme” nga një pikëpamje organizative. Bazuar në një marrëveshje mes autoriteteve kompetente – si ato gjyqësore (gjykatës, prokurorë, gjykatës hetimor) por edhe ato policore - të dy apo më shumë shteteve, EPH-të janë krijuar për një kohëzgjatje të kufizuar dhe për një qëllim specifik për të kryer hetime penale në një apo më shumë shtete të përfshira.Pavarësisht avantazheve të shumta, çështjet kritike nuk janë pak: balanca mes luftës kundër krimit ndërkombëtar dhe të drejtës për mbrojtje; mungesa e masave të duhura për përafrimin me të drejtën penale të vendeve anëtare të BE-së dhe problemet që hasen në pranimin e provave të mbledhura në vende të tjera në gjykatat kombëtare; ndërveprimet me mjete të tjera të reja bashkëpnimi, (MAE, EIO, etj.), në lidhje me të ciliate EPH-të mund të veprojnë shpesh si një mekanizëm iniciues për një aktivitet hetimor që mund të zhvillohet më gjërë.