R

Regina Bendix

1
artikull
1
revistë
2025
Revista: Gjurmime Albanologjike

Artikuj (1)

Trashëgimia midis ekonomisë dhe politikës: një vlerësim nga perspektiva e antropologjisë kulturore
Trashëgimia lejon një vëzhgim të afërt të dinamikave midis ekonomisë dhe politikës, me fokus në ‘kulturë’, si një e mirë ekonomike. Procesi i nominimit të trashëgimisë haptazi e deklaron këtë të mirë si të pavarur nga të dy sferat; prandaj, ajo kontribuon në diskutimet intensive midis oponentëve, përdoruesve dhe ndërmjetësve që janë aktivё në diskurset, para dhe pas nominimit. Sidoqoftë, trashëgimizimi, gjithashtu, përfaqëson praktikat kulturore të cilat drejtojnë në tema tё tjera të kërkimit. Në këtë punim unë shikoj dy shembuj: mekanizmat e kontrollit shoqëror në nivel lokal, regjional e madje edhe global, dhe garën si regjim i cili përshkon të gjitha sferat e jetës. Së fundi, antropologjia kulturore ka fituar një vetëdije të thellë për ndërvarësinë e studimeve kulturore, ndërtimit të kombit dhe proceseve të kultivimit të kapitalit simbolik kulturor. Kështu, puna etnografike ka fituar një refleksivitet, modesti disiplinore dhe diplomaci, të cilat do të jenë pothuajse të domosdoshme në marrjen përsipër të trashëgimizimit si praktikë kulturore. Në të njëjtën kohë, bashkëpunimi ndërdisiplinor mbetet po aq jetik për antropologjinë kulturore, sepse shpallja e një pjese të kulturës si trashëgimi hap dimensione ekonomike dhe ligjore. Këtu unë paraqes pyetjet dhe linjat potenciale të kërkimit për t’i adresuar këto dimensione, duke u bazuar në kërkime empirike të praktikave të trashëgimisë në botët e jetuara të modernitetit të vonë.