N

Nexhip Merkuri

1
article
1
journal
2030
Journals: Albanological Research

Articles (1)

Performanca dhe politika gjuhësore për onomastikën – toponiminë
Studimi paraqet hulumtimin e bërë për një hark kohor prej 110 vjetësh tek emërvendet e një bashkësie gjuhësore, për rritjen e performancës në onomastikë. Ky studim i plotëson më tej ato pak hulumtime për performancën gjuhësore si rrjedhojë e zbatimit të politikës gjuhësore në një fushë të caktuar, por edhe të emërvendeve. Paraqitja më e gjerë e lëndës pas- qyron edhe qëndrimin e vetëdijshëm të shoqërisë në raport me onomastikën, ndaj emërvendeve ndër shekuj, sidomos sot kur rikthehen politika gjuhësore të paargumentuara dhe jo të studiuara shkencërisht. Së këndejmi propozohen disa variante për gjetjen e zgjidhjeve më të mira për kompleksin tingullor si hulumtim te rrafshet e gjuhës duke mos u përqendruar vetëm me njoftimin e bashkësisë shoqërore për ndryshimin. Botimet në Shqipëri dhe në trojet përreth do ta kenë të nevojshme të trajtojnë ato emërvende që janë quajtur të pazbër- thyeshme, sepse edhe hartuesit e politikave gjuhësore në shekuj nuk mundën ta shformonin kompleksin tingullor dhe konceptin e përgjithësuar te këto emër- vende që sot janë monument i lashtë ilir-arbëror-shqiptar.