Rregulloret e krimit kibernetik: nevojë për një qasje të re ndërkombëtare?
Krimet kibernetike, terrorizmi kibernetik dhe lufta kibernetike janë pandemia e shekullit 21. Ky problem ekzistonte përpara, por kohët e fundit ato janë shpërndarë me një shpejtësi marramendëse dhe kanë modifikuar pamjen e tyre fillestare, gjë që i bën më të vështirë për t’i ndjekur. Qëllimi i këtij punimi është të tregojë nevojën për një konventë kibernetike të llojit të ri dhe të shpjegojë nevojën për një kuadër ligjor ndërkombëtar më të mirë. Punimi “trajton” si fillim Konventën Evropiane të Krimit Kibernetik dhe përdorimin e saj. Gjithashtu, duke patur në mendje se fusha kibernetike nuk konsiston vetëm në krimet/kudravajtjet kibernetike, por edhe në terrorizmin kibernetik dhe luftrat kibernetike, në pjesën e dytë punimi fokusohet në nevojën e një konvente të re digjitale. Pjesa e fundit përmban një panoramë të shkurtër të legjislacionit maqedonas lidhur me krimin kibernetik,