MP

Majlinda Peza Perriu

1
artikull
1
revistë
2026
Revista: Kosova

Artikuj (1)

Veprimtaria politike dhe diplomatike e familjes Vlora në prag të Pavarësisë së Shqipërisë
Ky punim trajton veprimtarinë politike dhe diplomatike të familjes Vlora në prag të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në nëntor të vitit 1912, duke u ndalur veçanërisht tek dy figurat më të spikatura të kësaj familjeje: Syrja bej Vlora dhe Ismail Qemal bej Vlora. Duke qenë dy personalitete kyçe të elitës politike shqiptare në fillim të shekullit XX, ata zhvilluan një aktivitet paralel, shpeshherë konkurrues dhe në disa momente kundërshtare, për orientimin e lëvizjes kombëtare drejt zgjidhjes politike dhe organizimin e një Kuvendi Kombëtar. Studimi analizon rolin e Syrja bej Vlorës në krijimin e kontakteve diplomatike me Austro–Hungarinë, duke u përpjekur të siguronte mbështetjen e Vjenës për autonominë e Shqipërisë brenda Perandorisë Osmane, ose për pavarësinë e saj në rast të kolapsit të shtetit osman nën presionin e Luftës së Parë Ballkanike. Përmes burimeve të ndryshme punimi nxjerr në pah rolin e tij në nxitjen e parisë shqiptare që të organizonte një kuvend kombëtar në një nga qytetet, Vlorë, Durrës apo Elbasan, me synim koordinimin e reagimit politik shqiptar ndaj kërcënimit të copëtimit territorial nga shtetet fqinje ballkanike. Syrja beu kishte krijuar kontakte të rëndësishme diplomatike për organizimin e një mbledhjeje të madhe me përfaqësues të popullit dhe krerëve shqiptarë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, ku do të vendosej për qëndrimin që do të mbahej gjatë ngjarjeve të pritshme të vjeshtës së vitit 1912.