LT

Luan Tetaj

1
artikull
1
revistë
2026
Revista: Kosova

Artikuj (1)

Idetë iluministe të Naum Veqilharxhit
Naum Veqilharxhi konsiderohej një nga figurat më të rëndësishme të ilumi- nizmit shqiptar dhe një nga ideologët e parë të Rilindjes Kombëtare. I for- muar intelektualisht në frymën e mendimit iluminist evropian, ai e kuptoi se emancipimi i kombit shqiptar nuk mund të arrihej pa arsimimin dhe zhvillimin e gjuhës amtare. Naum Veqilharxhi në vitin 1844 botoi në Rumani një vepër të shkurtër, por me ndikim të madh në zhvillimin e arsimit dhe të gjuhës shqipe: «Evëtorin”, abetaren e parë të gjuhës shqipe. Një vite me vonë, më 1845, ai publikoi abetaren e tij të dytë, të titulluar “Fari i Ri - Evëtar Shqip për Djelm Nismëtarë”, e cila përfaqësonte një hap të rëndësishëm drejt përhapjes së arsimit shqip dhe edukimit themelor të brezave të rinj në lexim dhe shkrim në gjuhën amtare. Veqilharxhi mbështeste idenë se çdo komb i lirë nis rrugëtimin e tij përmes vetëdijes kulturore, duke ruajtur dhe promovuar gjuhën, zakonet dhe traditat autoktone, si themel të ndërtimit të një identiteti kombëtare dhe të qëndrueshëm. Si iluminist, Naum Veqilharxhi përfaqësonte lidhjen ndërmjet ideve përparimtare evropiane dhe nevojës për zgjim kombëtar në Shqipëri. Ai theksoi rëndësinë e vetëdijes kombëtare, të njohjes së historisë dhe kulturës së popullit shqiptar, si dhe të pavarësisë së mendimit intelektual e kulturor nga ndikimet e huaja. Në këtë mënyrë, ai hodhi themelet ideologjike të lëvizjes kombëtare, duke frymëzuar brezat pasues drejt përpjekjeve për arsimin, kulturën dhe mëvetësinë kombëtare.