Ndikimi i Anatolisë Perëndimore në krijimin e kulturës së Starçevës
Kjo nismë për të hedhur dritë mbi një dukuri si ajo e ndikimit të Anatolisë perëndimore në krijimin e kulturës së Starçevës nuk është veçse një hap shumë i vogël rreth kësaj çështje, me të cilën nuk janë marrë aq sa duhet ekspertët nga perëndimi, as ata vendorë të territorit këtyre zonave kulturore e më pak ballkanasit tjerë, të cilët i prekë i njëjti fenomen, dhe aspak specialistët nga Kosova. Për ta shpjeguar këtë fenomen së pari do të flitet për lëvizjen e popullsisë dhe arsyet e saj nga Anatolia perëndimore, që bart në vete tri grupe kulturore si atë veriperëndimor rreth sitit Fikirtepe, pastaj atë perëndimor-qendror rreth Izmirit dhe grupin jugperëndimor, apo siç quhet ndryshe Qarku i Liqeneve ose kultura e Hacilar-it, deri në zonën e Starçevës, duke kaluar nëpër kulturat me të cilat kufizohet ose i ka më së afërti në Ballkan, e në bazë të kësaj do të bëhet krahasimi i gjetjeve arkeologjike si arkitektura, poçaria dhe veglat, në mes të Anatolisë perëndimore dhe versionit Kosovar të Starçevës, duke kaluar nëpër Grupin Ballkano-lindor dhe Grupin Egjean me kulturat e Thesalisë dhe të Maqedonisë.