K

Kristina Perkola

1
artikull
1
revistë
2023
Revista: Gjurmime Albanologjike

Artikuj (1)

Praktikat muzikore dhe roli i amatorizmit dhe i veprimtarisë së shoqërive kulturore - muzikore në kosovë në pjesën e parë të shekullit xx
Ky studim nënvizon rëndësinë e aktivitetit të shoqërive kulturore - muzikore në pjesën e parë të shekullit XX. Zhvillimet kulturore të bëra në vitet para Luftës së Dytë Botërore përbëjnë një pikë kyçe diskutimi, duke nënvizuar lidhjen intime me zhvillimet muzikore të asaj periudhe, të cilat domosdoshmërisht mbeten të rëndësishme në shumë dimensione, por që referencë kryesore kanë amatorizmin dhe folklorin. Në periudhën mes dy lufëtrave botërore, jeta muzikore nuk përjetoi ndonjë ndryshim thelbësor dhe nuk arriti të merrte fizionomi të institucionalizuar deri në vitin 1948. Vitet 1940 kanë një rëndësi jetike për zhvillimet e përgjithshme kulturore duke përfshirë sidomos zgjerimin e rrjetit të të ashtuquajturave shoqëri kulturore artistike (ShKA), institucionalizimin përmes themelimit të shkollave të muzikës dhe formacioneve performuese, si dhe nismat e para kompozicionale sidomos në gjininë vokale/korale. Hulumtimi i paraqitur bazohet në analiza të rrëfimeve, dokumenteve arkivore, shkrimeve dhe informacioneve përshkruese nga burime dhe gazeta (sidomos në gazetën Rilindja) që ofrojnë njohuri të vlefshme mbi praktikat muzikore që lulëzuan në një terren kulturor të përcaktuar nga kushtet, mundësitë dhe perspektivat e kufizuara, si rrjedhojë e konteksteve socio-politike të kohës.