KJ

Kristina Jorgaqi

2
artikuj
1
revistë
2022–2026
Revista: Studime Filologjike

Artikuj (2)

Interesat gjuhësorë të poliedrikut Peter Prifti (1924-2010)*
Shkrimi shqyrton interesat gjuhësorë të Peter Priftit (1924-2010) duke i konsideruar ato një anë të rëndësishme të veprimtarisë së tij intelektuale në diasporën shqiptaro-amerikane. Duke u mbështetur në veprën didaktike, publicistike e studimore të Peter Priftit, vihet në pah kontributi i tij për mësimdhënien e shqipes si gjuhë e huaj në SHBA, përgatitjen e teksteve përkatëse për anglishtfolësit, përhapjen e njohurive për shqipen, konsolidimin e studimeve shqiptare në universitetet amerikane si dhe përkrahjen e normës standarde të shqipes. Peter Prifti, përveç se një studiues i historisë dhe kulturës shqiptare, mbetet një promovues shumë i rëndësishëm i ruajtjes dhe njohjes së gjuhës shqipe në diasporë.
A është gjuha Rome në Shqipëri një gjuhë e rrezikuar?
Në këtë punim synohet të bëhet një vlerësim paraprak i situatës sociolinguistike të gjuhës rome në Shqipëri për të përcaktuar shkallën e rrezikimit apo vitalitetit të saj, mbështetur në kriteret e propozuara në dokumentin e UNESCO-s të v.2003. Duke marrë për bazë konstatimet si dhe kuadrin ligjor për gjuhët e pakicave në Shqipëri paraqiten edhe disa propozime me karakter rivitalizues.