KD

Kastriot Dervishi

1
article
1
journal
2026
Journals: Dritëhije

Articles (1)

Shndërrimi procesit agjenturialo-operativ në hetimor-gjyqësor
Regjimi komunist prodhoi rreth 14 mijë procese gjyqësore për çështje politike, të cilat kishin pikënisje në rreth gjysmën e tyre në dosjet formulare të Sigurimit të Shtetit. Pjesa tjetër përbëhej nga denoncimet të ardhura në rrugë të tjera ose nga arrestimet në flagrancë, me të cilat merrej sërish hetuesia si degë e Sigurimit. Dosjet hetimore – gjyqësore (rreth 14 mijë) i takojnë rreth 25 mijë vetave të dënuar. Në vitet e para të pasluftës akuzat kryesore mbi kundërshtarët e regjimit ishin ato për “kolaboracionizëm”, “mospagimit të tatimit të jashtëzakonshëm”, “tradhtisë ndaj atdheut”, “pjesëmarrjes në organizata kundër pushtetit popullor”, etj. Këto përmblidheshin në akuzën kryesore të këtyre viteve, atë të “armikut të popullit”.