Shqiptarët në trevat e tyre verilindore nën pushtimin bullgar të viteve 1941-1943
Krijimi i zonës bullgare të pushtimit në Kosovë
në trevat shqiptare verilindore, krahas zonave italiane dhe gjermane, të
formuara me rastin e kapitullimit të Mbretërisë Jugosllave, në prill të vitit
1941, kanë një parahistori nga vitet 16-18. Korrespondon deri-diku si
shtrirja gjeografike e zonës bullgare në të dy periudhat, ashtu dhe trajtimi i
popullsisë shqiptare nga autoritetet e pushtimit. Në të dy periudhat popullsia
shqiptare u ndodh politikisht dhe ekonomikisht në një situate shumë të
vështirë. Administrata civile dhe ushtarake bullgare në të gjitha nivelet ishte
instruktuar t’i trajtonte shqiptarët pothuaj njësoj si serbët dhe maqedonasobullgarët
që ishin shfaqur si përkrahës të Serbisë. Krahas internimeve të
meshkujve shqiptarë në kampe përqendrimi u krye edhe mobilizimi i
dhunshëm ushtarak i tyre, kryesisht për t’i përdorur në ndërtime strategjike.
U grabit masivisht popullsia shqiptare nga ushtarët, nëpunësit, përmes
veprimeve individuale, por edhe përmes rekuizimeve, tatimeve të rënda etj.
Të gjitha këto asfiksuan tregtinë dhe zejtarinë, zhvlerësuan kartëmonedhën
dhe veçanërisht në vitet e Luftës së Parë Botërore e çuan në ekstrem zinë e
bukës për një pjesë shumë të madhe të popullsisë. Gjatë Luftës së Parë
Botërore u krye dhunë dhe terror i veçantë masiv me pretekstin e çarmatimit,
çka solli shpërngulje të mëdha, rrënime fshatrash të tëra shqiptare dhe
spastrim etnik të mirëfilltë, veçanërisht në vise periferike me popullsi të
Gjurmime albanologjike
Seria e shkencave historike
52/2022
298 JORINA VERLI
përzier. Pavarësisht se qoftë në vitet e Luftës së Parë Botërore, qoftë në vitet
e Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët vlerësoheshin si aleatë përkatësisht nga
Austro-Hungaria dhe Turqia, në rastin e dytë nga Gjermania dhe Italia, autoritetet
e Sofjes i konsideruan armiq gati njësoj si serbët. Synimet strategjike
në këtë rajon të Ballkanit përcaktuan në të dy këto periudha historike
qëndrimin antishqiptar nga autoritetet bullgare të pushtimit, ndërkohë që
duhej të kishte pasur një qëndrim tjetër. Gjithsesi, nëse krahasohen të dyja
periudhat rezulton se dhuna më e ashpër ka qenë në vitet e Luftës së Parë
Botërore, kur situatat e krijuara në rrjedhën e Luftërave Ballkanike dhe
Luftës së Parë Botërore që pasoi, lejuan shpërthime ekstreme të dhunës në të
gjithë Ballkanin. Reagimi i shqiptarëve për t’u vetëmbrojtur përballë kësaj
dhune permanente u bë me të gjitha mjetet që ishte e mundur deri në rezistencën
e armatosur.