Vetëdija kritike e Arshi Pipës
Kritika letrare shqipe, në historinë e zhvillimit të vet, ka pranuar e refuzuar format e zhvillimit të kritikës letrare në një trajektore atipike krahasuar me kritikën letrare në vendet perëndimore. Ky zhvillim i kritikës letrare shqipe ka bërë që historia e kritikës së letërsisë shqipe sot të na ofrojë njohje mbi tipa të ndryshëm të kritikës: kritikën pozi- tiviste, kritikën psikanalitike, kritikën fenomenologjike, kritikën sociologjike etj. Të gjitha këto përfaqësohen me emra të dallueshëm autorësh dhe me markimin e tyre në kulturën e studimit të artit letrar. Ky markim e përcjell edhe autorin Arshi Pipa, i cili me veprën e tij studimore “Letërsia shqipe: perspektiva shoqërore” riktheu debatin për studimet sociologjike në letërsinë shqipe, edhe pse publikut shqiptar kjo vepër iu prezantua vonë, disa dekada
pas publikimit në gjuhën angleze.