Kthim në elementet bazë: integriteti i zgjedhjeve si një kriter për pranimin e vendeve të ballkanit perëndimor në BE
Komisioni Global për Zgjedhjet, Demokracinë dhe Sigurinë e përcakton integritetin e zgjedhjeve si “zgjedhje të cilat bazohen në parimet demokratike të së drejtës universale të votës dhe barazisë politike siç reflektohet në standardet dhe marrëveshjet ndërkombëtare dhe është profesional, i paanshëm dhe transparent në përgatitjet dhe administrimin e tyre gjatë gjithë ciklit elektoral”. Zgjedhjet me integritet janë çelsi i ruajtjes së stabilitetit, paqes dhe sigurisë, jo vetëm në nivel kombëtar por edhe evropian. Perspektiva e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE është parë gjithmonë nëpërmjet lenteve të sigurisë dhe stabilitetit evropian. Nga pikëpamja e integritetit të zgjedhjeve, kriteret e Kopenhagenit 1993 për aderimin në BE, kërkojnë nga vendet kandidate që të arrijnë qëndrueshmërimë e institucioneve duke garantuar demokracinë dhe sundimin e shtetit të së drejtës. Vendet e Ballkanit Perëndimor po përjetojnë një betejë të gjatë për të plotësuar kriteret demokratike të kërkuara nga BE. Ky punim ka për qëllim të hedhë dritë mbi kriteret e Kopenhagenit të vitit 1993 lidhur me detyrimin për të mbajtur zgjedhje me integritet dhe diskuton mbi mënyrat e mbështetjes së BE-së për sigurimin e integritet të zgjedhjeve në Ballkanin Perëndimor, si edhe sinergjitë e krijuara me organizata të tjera rajonale në këtë 16spect. Punimi arrin në përfundimin se, pavarësisht perspektivës së Ballkanit Perëndimor në BE, qytetarët e rajonit meritojnë zgjedhje me integritet dhe të krahasueshme me ato të vendeve të BE së.