Prania e popullsisë albane në hapësirën gjeografike të Dardanisë- Kosovës dhe të Maqedonisë Veriperëndimore gjatë mesjetës, para pushtimit të Ballkanit nga Perandoria Osmane
Në këtë punim kemi sjellë disa të dhëna të studiuesve të huaj dhe vendas, që janë marrë me trajtimin e çështjes së popullsisë së etnisë albane, studimet e të cilëve dëshmojnë se kjo popullsi ka jetuar gjatë mesjetës në arealin e Dardanisë edhe para pushtimi të Ballkanit nga ana e Perandorisë Osmane. Mirëpo, përveç këtyre të dhënave, ne, në këtë punim, kemi sjellë dhe trajtuar disa të dhëna të reja, që deri më tani nuk janë botuar. Kemi sjellë të dhëna të reja për gjurmët e disa kishave dhe manastireve të ndërtuar nga albanët gjatë mesjetës, që sot nuk ekzistojnë dhe disa prej tyre janë përvetësuar gjatë pushtimit dhe sundimit të shtetit mesjetar sllav të Rashkës dhe Kishës pravosllave. Kryesisht kemi sjellë dhe trajtuar burime arkivore që ofrojnë të dhëna për ekzistimin e vendbanimeve të etnisë albane gjatë mesjetës në territorin e Dardanisë duke u bazuar në toponimet historike si edhe në gjurmët e monumenteve të kultit të krishterë, të ndërtuara nga fisnikët dhe tregtartë etnisë albane, që në mënyrë transparente e dëshmojnë se ato kanë ekzistuar edhe para pushtimeve sllave në këtë hapësirë gjeografike. Nga ana tjetër, historiografia, antopogjeografia dhe etnologjia sllave bëjnë përpjekje maksimale dhe të vazhdueshme për të mohuar se vendbanime dhe monumente të kultit të krishterë –kisha dhe manastire të etnisë albane, ka pasur gjatë mesjetës në territorin e Dardanisë- Kosovës dhe Maqedonisë Veriperëndimore.