HZ

Haxhere Zylfiu

Instituti Pedagogjik i Kosovës; Pedagogical Institute of Kosovo
1
artikull
1
revistë
1970
Revista: KËRKIME PEDAGOGJIKE

Artikuj (1)

Jetësimi i rekomandimeve të hulumtimeve nga instituti pedagogjik i kosovës për arsimin e të rriturve në politikats dhe praktikat e këtij komponenti
Arsimi i të rriturve në Kosovë (ARr) është tematikë e trajtuar në vazhdimësi në kuadër të veprimtarisë hulumtuese të Institutit Pedagogjik të Kosovës (IPK). Janë shtatë raporte të hulumtimeve të publikuara, qoftë si botime të veçanta, apo pjesë e vjetarit Kërkime Pedagogjike. Mbi bazën e gjetjeve janë dhënë rekomandime specifike, referuar rolit dhe përgjegjësive të bartësve. Qëllimi i hulumtimit ishte të evidentojë nëse rekomandimet e dala nga hulumtimet për ARr-në janë jetësuar në politikat dhe praktikat për këtë komponent. Për realizimin e studimit u zbatua qasja kërkimore cilësore, bazuar në modelin përshkrues, me analizë të dokumenteve të politikave, dëshmive për praktikat, si dhe legjislacionit për ARr-në. Përmbajtja u plotësua me analizën e narracionit - intervistave individuale gjysmë të strukturuara, të realizuara me nëntë përfaqësues të institucioneve përgjegjëse. Për mbledhjen, analizën dhe interpretimin e të dhënave janë përdorur listë kontrolli, protokolli i analizës së përmbajtjeve dhe protokolli i intervistës. Mbledhja, analiza dhe dokumentimi i të dhënave janë bazuar në modelin e prezantuar nga Philipp Mayring (2014). Rezultatet treguan se ka jetësim dhe ndërlidhje të rekomandimeve të dala nga studimet e IPK-së për ARr-në me prioritetet e politikave për avancimin e këtij komponenti, por mbetet sfidë mungesa e referimit të dëshmuar në gjetje dhe rekomandime të hulumtimeve përkatëse. Perceptimet pozitive të aktorëve bartës për rëndësinë e rekomandimeve të IPK-së për avancimin e ARr-së, si dhe dhënia e orientimeve konkrete se si mund të jetësohen më mirë dhe më suksesshëm këto rekomandime në politika dhe praktika për ARr-në në të ardhmen, është një tregues mjaft i mirë dhe i rëndësishëm për avancim.