FS

Florenca Stafa

1
artikull
1
revistë
2021
Revista: Revista Albanon

Artikuj (1)

Misionarët amerikanë në Ebasan për çështje të arsimit
Ky studim synon të trajtojë rolin e Shoqërisë Biblike të Londrës dhe Misionit Amerikan në Elbasan në fund të shek. XIX, ku interesi për këtë qytet është vërtet i madh. Elbasani ishte shndërruar në një qendër të rëndësishme jo vetëm ekonomike, por edhe fetare dhe arsimore. Fakti që Elbasani përbënte një pikë referimi për të huajt është parë në disa këndvështrime, por më i qëndrueshmi, është argumenti gjuhësor dhe pozicioni gjeografik. I ndodhur në kufirin ndarës midis gegëve dhe toskëve, qyteti shndërrohej në preferenca për veprimtari të ndryshme, kryesisht edhe arsimore për shkak se e “folmja e Elbasanit” sillte avantazhe të shumta. Parë në një këndvështrim objektiv, efekti i veprimtarisë së këtyre shoqërive të huaja në Elbasan është me interes, pasi përpos synimit të tyre për përhapjen e gjuhës dhe të kulturës së tyre fetare në vend, patriotëve elbasanas u ka shërbyer si një mënyrë për të futur edhe gjuhën shqipe në shkollat e tyre, gjë që ngrinte drejpërsëdrejti nivelin arsimor në vend.