Tema në prozën e Musa Ramadanit
Musa Ramadani është autor i respektuar në letër- sinë shqipe, i cili prej më se gjysmë shekulli është i pranishëm me krijimtarinë e tij te lexuesi dhe kritika letrare, e cila ka studiuar aspekte të ndryshme të krijimtarisë së tij. Arsye tjetër për këtë punim është veçantia dhe komplek- siteti i këtij opusi, si për nga rrëfimi ashtu edhe për nga temat dhe struktura e veprave të tij, ku trajtohen ide dhe tema të rëndësishme për kulturën dhe traditën shqiptare.
Musa Ramadani është një ndër shkrimtarët më të veçantë në letërsinë shqipe i cili “luan” në masë të madhe me kohën në krijimtarinë e tij në prozë. Ai rrëfen për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen dhe kapërcimi nga njëra kohë në tjetrën vjen krejt natyrshëm. Shkrimtari temat i merr nga realiteti për t’i trajtuar në një frymë të re ku imagjinarja dhe realiteti nuk kanë kufij, ndërsa fusha të ndryshme të artit, siç janë muzika, piktura ndërveprojnë na- tyrshëm në vepër.
Temat mbizotëruese në prozën e Ramadanit janë vetmia, dashuria, vde-
kja, ndërsa lëvizja e pozitave të narratorit dhe rrëfimi brenda rrëfimit janë tiparet dalluese të prozës së tij.