Krijimtaria letrare dhe artistike e të burgosurve politikë shqiptarë në Jugosllavi
Krijimtaria të burgosurve politikë në fusha të ndryshme si: poezi,prozë, pikturë, pastaj letërkëmbime, skica, fotografi etj. nëpër burgjet jugosllave mekalimin e kohës ka marrë edhe vlerën e dokumenteve arkivore. Ky materialdokumenton shqetësimin, idealin dhe sakrificën e njerëzve atdhetarë të cilët vuaninburgun politik për shkak të idealeve kombëtare që kishin. Zbardhja dhe evidentimi ikëtij dokumentacioni është një kontribut i rëndësishëm për historinë kombëtare sepsemerr peshën e një materiali arkivor të vlefshëm për brezat e ardhshëm dhehistoriografinë tonë. Ky material është krejtësisht i veçantë për shkak të rrethanavedhe specifikave në të cilat është krijuar, prandaj edhe mbartë me vete atë që quhet“vulë e kohës”.Një pjesë e kësaj pasurie arkivore tashmë është bërë pjesë e fondeve të arkivave tonashtetërore. Nga ana tjetër, një pjesë e tyre është bërë publike përmes shkrimeve nërevista dhe gazeta të ndryshme, kryesisht poezia dhe proza e shkurtër, ndërkohë qëpjesa tjetër është publikuar në formë të librave tematikë dhe me kujtime nga koha eburgut etj.Këto dokumente së bashku plotësojnë kriterin e dokumenteve dhe lëndës arkivore ecila duhet të sistemohet dhe trajtohet si koleksion/fond i veçantë me rëndësi përkujtesën politike kombëtare. Evidentimi, grumbullimi, ruajtja dhe pasqyrimi i kësajkrijimtarie për publikun, përveç të tjerash, për brezat e ardhshëm do të jetë njëmaterial arkivor mjaft i rëndësishëm si dëshmi e një kohe dhe periudhe të historisësonë drejt përpjekjes për liri.Angazhimi ynë për trajtimin e këtij materiali ka për synim të vë theksin mbirëndësinë e hulumtimit, më pastaj studimit të kësaj krijimtarie me rëndësi historike,shkencore, letrare, artistike e politike.