Studimet utopike në proces
Studimet letrare, thuajse kanë eksploruar në të gjitha drejtimet në panteonin e letrave shqipe, ku më shumë e ku më pak. Ndërkaq, studimet për veprat utopike/distopike mbesin pak të hulumtuara. Në këtë punim, në pjesën e parë, pasqyrohet një tablo e përgjithshme për procesin e studimeve të orientuara kah kjo tematikë; veprat e analizuara dhe studiuesit që kanë dhënë kontribute. Ndërsa në pjesën e dytë, analizohet një vepër me substrat të tillë, si kundërvënie ndaj utopisë socrealiste, dhe më pas në formë diskutimi paraqiten disa mendime për kahjet e reja hulumtuese e zhvillimore në këtë drejtim.