Sa pak i njohim, sa shumë na dhanë
Duke marrë shkas nga festimet e 100 vjetorit të lëvizjes artistike-teatrore në Elbasan, bëmë një retrospektivë për të vlerësuar dhe risjellë në memorien e qytetit të gjithë ata emra që e ngritën lart nivelin artistik të Elbasanit. Njëri prej tyre është Mustafa Curri, për të cilin pak flitet, pak dihet e pak evidentohet.
55 vjet nga shfaqja e parë e grupit teatror profesionist Skampa të Elbasanit
Teatri Skampa u krijua në mesin e vitit 1962, si rezultat i zgjerimit të trupave profesioniste nga i gjithë vendi ynë; pas trupave të Teatrit Popullor, të Shkodrës, të Korçës, të Durrësit, të Vlorës dhe atij të Elbasanit. Hapja e Institutit të Lartë të Arteve, u mirëprit edhe në qytetin tonë ku konkuruan studentë të apasionuar pas artit. Ndër studentët e parë elbasanas ishte aktori Tomor Himçi që pas mbarimit të studimeve, emërohet i pari në trupën e teatrit Skampa. Më pas, vit pas viti, emëroren aktorë të tjerë si: Shpëtim Shëmili, Tomorr Shishmani, Veronika Papa, Shpresa Shuteriqi etj.
Themelimi i teatrit Skampa pati prurje edhe aktorë të tjerë joelbasanas si: Ndoc Çefa, Robert Ndrenika, Miho Gjini, Qemal Mehmeti, Sheri Mita, Kujtim Meçe etj., që dhanë një kontribut në fizionominë e këtij teatri. Trupa profesioniste u mbështet nga aktorët amatorë të Lëvizjes Artistike që kishte një traditë shumëvjeçare, si para, ashtu edhe pas çlirimit të vendit. Kjo lëvizje amatore kishte si bërthamë aktorët-arsimtarë si dhe ato të institucioneve të tjera.
Kur 100 vjet më parë, u shfaq drama e parë shqipe në Elbasan
Njëqind vjet më parë, më 25 korrik 1918, u shfaq drama e parë shqipe në qytetin e Elbasanit. Drama “Besa”, me autor Sami Frashërin, u vu në skenë nga grupi themelues teatror i qytetit, i cili disa ditë më pas, më 4 gusht, mori emrin “Shoqënia Theatrore e Elbasanit”. Duhet thënë, që kjo ngjarje e shënuar kulturore për Elbasanin, pati një sukses të madh dhe jehona e saj u përhap në të gjithë vendin. Kështu, drama u shfaq pak ditë më pas edhe në Shkodër, e pasqyruar kjo edhe në shtypin e kohës. Më poshtë, po japim një përmbledhje të kësaj drame, të autorëve realizues, interpretëve, subjektit e vlerave të saj, si edhe përcjelljes që ajo pati në opinion dhe shtypin e kohës.
(Materiali i mëposhtëm është marr nga origjinali, sipas gazetës “Posta e Shqypnis” e Shkodrës, dhe Historia dhe poetika e dramës shqiptare,1886 – 1996, e Nebi Islamit).