F

Fatbardhë Hasi

1
artikull
1
revistë
2036
Revista: Gjurmime Albanologjike

Artikuj (1)

Reflektimi i dhimbjes në artin letrar
Ky punim ka për qëllim të paraqesë një dukuri që është e pranishme në mbarë letërsinë. Dukuria si e tillë lidhet më krijimin e letërsisë së mirëfilltë duke marrë brumin nga realitet i jetuar i autorëve. Një përkufizim më i qartë do të ishte dhimbja personale e kthyer në art. Kësaj here do të mbetemi në kufijtë e letërsisë shqipe dhe do të trajtojmë dy autorë, që janë: Ali Podrimja me librin e tij “Lum lumi” dhe Flutura Açka me përmbledhjen poetike elegji për të birin, “Roja i dritës”. Fillimisht do të bëhet një paraqitje e strukturës së dy librave, ku do të elaborohen ndarjet në cikle të poezive të cilat paraqesin një qark kohor të shkrimit e që i lidhë e njëjta tematikë. Studimi i dy autorëve të ndryshëm imponon një lloj analize krahasimtare, në prizmin e të cilit do të vështrohen krijimtaritë e tyre – ngjasimet dhe da- llimet. Më pas, përmes metodës psikanalitike do të studiohen poezitë që kanë lidhje direkte me vetë autorët dhe po ashtu do të parashtrohen elementet biografike që zënë vend qendror në librat e trajtuar. Kemi dy libra me temë të marrë nga jeta personale ku autorët, në kallëpin e njëjtë, atë të dhimbjes, kanë derdhur brumëra të ndryshëm. Në këta dy libra, dhimbja shfaqet dimensionalisht ndryshe-ndryshe.