ED

Etleva Demollari

4
artikuj
1
revistë
2024–2026
Revista: Dritëhije

Artikuj (4)

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” në përballje me të kaluarën
Ky punim ka për qëllim të tregojë rolin e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” në përkujtimin e dhunës gjatë regjimit komunist në kuadër të drejtësisë tranzicionale si muze, memorial dhe vend kujtese i një trashëgimie të vështirë, dhe mënyrën se si mësohet mbi komunizmin në muze. Trashëgimia kulturore materiale mbart nocionet e vazhdimësisë së njerëzimit dhe lidh të tashmen me të kaluarën. Mirëpo trashëgimia materiale nuk shihet vetëm si një bartës ose një përfaqësim i identiteteve, por dhe si materializim apo objektizim i identitetit. Trashëgimia fizike është një dëshmi se e kaluara ka ekzistuar dhe ende ekziston sot. Kur identiteti i materializuar i trashëguar është një identitet që njerëzit sot nuk duan ta kenë ky mund të bëhet problematik.
Dritëhije
Zezonë në dukje e padepërtueshme, frikë, plot hije të çoroditura, një rrugëtim i rrezikshëm i mbushur me gracka, të cilave u duhen deshifruar simbolet dhe fytyrat e fshehura që të ecet përpara në rrugën e të kuptuarit dhe të dritës. Dhe më vonë, pas një pune të gjatë dhe plot durim, duke gërmuar thellë në kërkim të së vërtetës, misteret e realitetit zbulohen papritur, me prekje të vogla të njëpasnjëshme; spiralja e ankthit ngecet në vend dhe drita e dijes, duke grisur errësirën e padepërtueshme, tregon rrugën dhe pastaj ndriçon punën që duhet bërë.
Panoptika – forma ideale e mekanizmit të pushtetit totalitar
Panoptika është një lloj arkitekture burgu e konceptuar nga filozofi utilitarist Jeremy Bentham dhe nga i vëllai, Samuel Bentham, në fund të shekullit XVIII. Qëllimi i strukturës panoptike ishte që t’i lejonte një gardiani, të vendosur në një kullë qendrore, të vëzhgonte të gjithë të burgosurit e mbyllur në qeli individuale përreth kullës, pa u vënë re prej tyre. Artikulli përpiqet të tregojë se si pushtetet totalitare dhe ai komunist në Shqipëri e përdorën këtë mekanizëm për të ushtruar kontroll dhe për të shtypur njerëzit por në të njëjtën kohë tërheq vëmendjen për më shumë vigjilencë, në kushtet kur kontrolli përmes rrjeteve sociale është bërë mjaft i pranishëm sepse teknologjia ka lejuar vendosjen e strukturave panoptike në mënyrë të padukshme në të gjithë shoqërinë moderne.
Fjalë përshëndetëse
E zeza dhe e bardha të mpleksura me njëra tjetrën. Mister dhe sekrete. Gjethe që mbulojnë dritën e diellit dhe krijojnë hije. Rreze drite që arrijnë të depërtojnë. Hije që zgjaten e përpiqen të mbulojnë sa munden. Imazhe gri të muzeut Kombëtar të Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe”. Sektorë me pamje, filmime, dokumente dhe fotografi, me dritëhije ku e zeza shërben si shenjim i misterit dhe i sekreteve që bart godina. Jemi të lumtur që kemi mbërritur të nxjerrim në dritë numrin e tretë të Dritëhijes tonë, ku kemi disa prurje të reja e kontribues të rinj.