EB

Etleva Babameto

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës; University "Aleksandër Moisiu" Durrës
1
artikull
1
revistë
2021
Revista: Optime

Artikuj (1)

Deklarata e dhjetorit 1942 e tre të mëdhenjve për njohjen e shtetit të pavarur shqiptar dhe statusin e ardhshëm të tij
Lufta e Dytë Botërore përbën një nga ngjarjet më të mëdha e të rëndësishme në historinë botërore. Në këtë kuadër, rrugëtimi i Shqipërisë, karakterizuar nga faktorë specifikë të brendshëm dhe të jashtëm, kaloi në një sërë fazash deri në fund të Luftës që dimensionuan rezultatet e luftës dhe fatin e statusit të saj të ardhshëm. Qëllimi i këtij studimi është të hulumtojë rrethanat, faktorët, zhvillimet që çuan në Deklaratat e Dhjetorit 1942 të Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe BS-së, si forcat e Koalicionit Antifashist që ndikuan në pozitën e Shqipërisë në zhvillimet e mëtejshme të luftës. Studimi mbështetet në metodologjinë e njohjes dhe vlerësimit të dokumenteve e materialeve historike ekzistuese, zhvillimin e një analize objektive dhe kritike, përqasjen me burime arkivore vendase dhe të huaja, për të arritur në analiza, interpretime e vlerësime objektive të ngjarjeve të kohës. Studimi arrin në konkluzionin se me Deklaratat e tyre, Fuqitë e Mëdha e njihnin luftën heroike që bënte populli shqiptar dhe kontributin në luftën kundër fashizmit, si edhe të drejtën e tij për të jetuar i lirë dhe i pavarur, por lanë të pazgjidhur çështjen e ekzistencës së shtetit shqiptar pas lufte.