ES

Enea Sheqi

Ministria e Financave dhe Ekonomisë
1
artikull
1
revistë
2021
Revista: Optime

Artikuj (1)

Derogimi nga të drejtat e njeriut
Objektivi: Objektivi i këtij punimi është të trajtojë në mënyrë të detajuar rastet e derogimit nga të drejtat e njeriut. Në këtë trajtesë synohet që të trajtohen kujfitë e lejimit nga derogimi i të drejtave të njeriut në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme, procedura dhe përjashtimet nga ky nen. Metoda: Metodologjia e përdorur në këtë artikull synon që të analizojë ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, në një vështrim krahasimor me ligjin shqiptar. Gjithashtu, shpesh është ndërthurur me raste të praktikës gjyqësore të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, për të bërë më të kuptueshëm këtë studim. Rezultatet: Artikulli paraqet disa gjetje mbi ligjin shqiptar për të drejtat e njeriut, si dhe rastet e shpalljes së gjendjeve të jashtëzakonshme, duke i paraprirë rasteve të mundshme të derogimit nga të drejtave të njeriut. Kështu analiza e Konventës Europiane të të Drejtave të njeriut i lejon shteteve palë që të marrin masa që i shmangen detyrimeve të konventës në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Përfundimet: Në përfundim të punimit u vu re se Shqpëria ka një legjislacion të përafruar tërësisht me atë ndërkombëtar mbi të drejtat e njeriut. Mbi rastet kur mund të lejohet derogimi nga të drejtat e njeriut praktika e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut ka unifkuar qëndrimin, duke dhënë kështu ide të qarta se kur duhet lejuar derogimi nga të drejtat e njeriut dhe kush është procedura që duhet ndjekur.