EB

Elvis Bramo

1
artikull
1
revistë
2019
Revista: Studime Filologjike

Artikuj (1)

Një vështrim gjuhësor për rimarin e poezive të Pjetër Budit
Kjo mënyrë paraqitjeje e një fragmenti të shkëputur nga një studim më i plotë për poetikën e P. Budit1, është përgjithësisht e re në traditën e studimeve tona. Vetëm nga viti 1955 e këndej, ka të dhëna që janë bërë përpjekje për rimar të ndonjë vepre letrare, siç është një shtojcë në studimin e K. Ashtës “Fjalori i plotë i nxjerrun nga shkrimet e Ndre Mjedës dhe rimari”.2 Prej gjuhëtarit Mina Gero, mësojmë se edhe studiuesi durrsak Shefqet Karaja ka punuar për një “Fjalor të rimave të shqipes”.3 Studiuesi i njohur Shaban Sinani pohon që, veç rimarit të Mjedës nga K. Ashta dhe Karajës – mbetur në dorëshkrim – ka pasur në këtë fushë edhe vepra të tjera, si Fjalori rimor i gjuhës shqipe, hartuar nga Alfons Dovana.4 Po ky studiues, në të njëjtën revistë që shënuam, jep të dhëna edhe për një fjalor dygjuhësh të rimave në gjuhën shqipe i hartuar nga Leka Bezhani,5 me titull Albanian Rhyming Dictionary mbi 31500 fjalë-rima, mbështetur në Fjalorin drejtshkrimor të shqipes (1976).