Tranzicioni kulturor në Shqipërinë e kapërcyellit të viteve ‘90
Studimet mbi tranzicionin dhe ndryshimet politike që përfshinë Evropën Juglindore në kapërcyellin e viteve 90’ janë fokusuar kryesisht në vektorët politikë dhe ekonomikë, duke lënë paksa mënjanë vektorin kulturor dhe përfshirjen e elementëve kulturorë në këto transformime politike të rëndësishme që shënuan rënien e komunizmit dhe triumfin e demokracisë liberale. Shqipëria dhe rasti shqiptar nuk bën
përjashtim nga kjo përqasje analitike ndaj tranzicionit në Evropën Juglindore , por duke qenë se rasti i saj është më specifik se shtetet e tjera të ish kampit socialist, analizimi i vektorit kulturor meriton një vëmendje të veçantë.