DV

Dhurata Valera

1
artikull
1
revistë
2023
Revista: Revista Albanon

Artikuj (1)

“Radhoi i Algjebrës” Klasa e IItë, Shkolla Normale Elbasan
Si një punim i hershëm, Radhoi i Algjebrës sillet nga një nxënës, simbol i një pune kërkimore e studimi të saktë shkencor të njohurive në lëndën e matematikës, përvijuar në një rrugë metodike dhe gjuhësore të lakmueshme, përtej fushës së matematikës. Shumë formulime gjuhësore konceptesh e emërtime termash të përdorura dhe që përkojnë me lëndën e aritmetikës dhe algjebrës janë të sjella ndryshe. Krahasuar këto me gjetjet sot në librat e matematikës shkollore, mund të jetë me interes qëmtimi për studiuesin, që sheh vlerat gjuhësore të fjalëve të përdorura për gjuhën matematikore e pse jo edhe shqipe, të gati 90 viteve më parë.