Gjuha letrare shqipe në rrjedhë të kohëve
Është folur, përfolur e shpërfolur shumë kohët e fundit në shtypin periodik për pikëpamjet e gjuhëtarëve shkodranë ndaj "gjuhës letrare kombëtare të njësuar". Ndër këto shkrime, më tepër se një ana- lizë të mirëfilltë shkencore, ka pasur "luftë llogoresh" e "vringëllim armësh", natyrisht shoqëruar edhe me sharje, diku më lë lehta e diku më të rënda. Po mbi të gjitha ka patur keqinterpretime të qëllimshme. Prandaj, para se të nis shtjellimin e mendimeve të mia, dua të rreshtoj disa "aksioma", të cilat do të më përligjin për qëllimin tim të mirë.