CH

Christopher Hein

Universiteti LUISS “Guido Carli” i Romës; University LUISS “Guido Carli” of Rome
1
artikull
1
revistë
2022
Revista: Optime

Artikuj (1)

Monitorimi i debatit për një pakt të ri për migracionin dhe azilin
Pakti i Ri për Migracionin dhe Azilin paraqitur nga Komisioni Europian më 23 shtator 2020 synon të paraqesë një fillim të ri në lidhje me tërësinë e çështjeve lidhur me menaxhimin e sfidave të krijuara nga migrantët, refugjatët dhe azilkërkuesit që mbërrijnë në Bashkimin evropian. Pritshmëri të larta u krijuan pasi reforma do të adresonte me të vërtetë çështje të ngutshmë që janë në krye tëaxhendës politike të shumë vendeve evropiane. Pakti i ri ka nxitur debate. Organizata ndërkombëtare, institucionet evropiane, shtetet anëtare, organizatat e shoqërisë civile dhe akademikët kanë komentuar paketën e plotë të politikave dhe propozimeve ligjore. Një nga çështjet në problematike është dimensioni i jashtëm në fushën e migracionit dhe azilit. Disa observues, në veçanti qeveritë dhe Këshilli besojnë se bashkëpunimi me vende të treta të origjinës dhe tranzitit apo strehës së parë të sigurtë përfaqësojnë një aspekt thelbësor të zgjidhjes, duke patur parasysh “suksesin” e marrëveshjeve me Turqinë dhe Libinë në kuadër të uljes së mbërritjeve nga këto vende. Të tjerë janë më shumë kritikë në lidhje me “eksternalizimin” e përgjegjësive dhe kontrollit të kufijve të jashtëm. Një çështje tjetër konfliktuale është reforma e sistemit të “Dublinit”, adresuar në Pakt si pjesë e Rregullores për Migracionin dhe Menaxhimin e Azilit. Shtetet anëtare mesdhetare kundërshtojnë ngarkimin e vazhdueshëm të përgjegjësë për azilkërkuesit tek vendet e para pritëse dhe pamjaftueshmërinë e mekanizmave të solidaritetit. Vende të tjera anëtare refuzojnë çdo detyrim për pranim të azilkërkuesve të zhvendosur nga vende të tjera anëtare. Për momentin, nuk ka asnjë zgjidhje në horizont për të kapërcyer këto mosmarrëveshje.