BK

Bujar Kapllani

2
artikuj
1
revistë
2020–2021
Revista: Revista Albanon

Artikuj (2)

Arti pamor në Normalen e Elbasanit 1909 – 2018.
Pas këtyre artistëve, pinjollë të Rilindjes Kombëtare që kontribuan në portretizimin e Normales, simotër e arsimit të lartë shqiptar, vjen kontributi i artistëve elbasanas të cilët e zhvilluan aktivitetin e tyre pedagogjik në Normalen e pas Luftës II Botërore, në vazhdimësinë me emrin Shkolla Pedagogjike, Instituti i Lartë Pedagogjik dhe pas viteve ’90 me ndryshimet demokratike Universiteti i Elbasanit. Aktiviteti i këtyre artistëve hapet me Bukurosh Sejdinin, Vasil Tolin dhe vazhdon me emrat e piktorëve Andon Lakuriqi, Xhemal Lufta, Fatbardh Marku, Bujar Kapllani, Luan Qose, Ibrahim Zabzuni, Dhimitër Telezi, Spiro Panariti..., por dhe emrat e piktorëve të nderuar elbasanas që hapën një shkollë profesionale të pikturës e skulpturës, ku vlen të përmenden Bukurosh Sejdini, Andon Lakuriqi, Isuf Sulovari, Sigfrid Mullisi, Shpëtim Arapi, Ylli Haruni, Ismail Cani, Kujtim Koprencka etj. Kjo periudhë korrespondon me periudhën e fundit dhe të pestë të zhvillimit të etapave në pedagogjinë botërore. Kjo ishte në vazhdën e përpjekjeve me tendencë drejt njohjes dhe kërkimit të thelluar si dhe përfshirjen e përpunimin e njohurive për të shfrytëzuar prova normale në vlerësimin e dijes. Shfaqja e kërkimi i metodave gjenetike dhe neurologjike të besueshme, krijon mundësinë e studimit të veçorive të rrethanave biologjike e psikologjike të inteligjencës njëkohësisht, zhvillimin e inteligjencës intuitive.
Arti pamor në Normalen e Elbasanit (1909 – 2009).
E vonuar, por e arrirë erdhi Normalja në Elbasan. Shoqet e saj në Europë ishin në traditën e zhvillimit normal të sistemeve të edukimit, duke kaluar në eksperiencat e bazave historike të mendimit njerëzor në 2400 vite prej Platonit e Aristotelit dhe deri më sot, nga arti antik deri në artin postimpresionist. Shkolla jonë nuk lindi dot përgjatë shekujve XVII-XIX të zhvillimit të periudhës së parë të krijimit të mendimit modern e psikologjik, as gjatë periudhës së dytë kur ngriheshin Shkollat e Mëdha Europiane nën influencimin e programeve psikologjike përgjatë shekullit XIX. E gjithë kjo vonesë në kohë kushtëzohej nga sfondi historik i administrimit të jetës sociale e veprimtarisë kombëtare në trojet mbarëshqiptare. Ishim të sunduar.Lidhur me Artet Figurative në krahinën e Elbasanit, që i përkasin kësaj periudhe, mbisundonte piktura me natyrë biblike, duke u mbështetur në stilin bizantin me një frymë kozmopolite për shkak të ideologjisë, ndaj dhe shumica e veprave dhe autorëve janë anonimë.